Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Shqiptari i vjedh gjerdanin të moshuarës me një përqafim: Isha i uritur

Lapsi.al 3 September 2023
Shqiptari i vjedh gjerdanin të moshuarës me një përqafim:

E përqafoi duke u shtirur si një i njohur i vjetër i nipit të saj. Kaq iu dësh që t’i merrte gjerdanin nga qafa. Arriti të largohet, por u identifikua shpejt për shkak të kamerave të sigurisë duke rënë menjëherë në pranga. Është kjo historia e një 18-vjeçari shqiptar në qytezën e Fano në Itali.

I riu i ishte afruar të moshuarës duke vënë në jetë një skenar të njohur mashtrimi. Pasi e përqafoi i tha: "Nuk më njeh? Jam një mik i vjetër i nipit tënd. Nuk të kujtohet?". Përqafimi i ngrohtë nuk ishte veçse një truk për të marrë gjerdanin nga qafa.

E moshuara e kuptoi pak më vonë se i mungonte varësja dhe menjëherë shkoi në polici. Falë disa dëshmitarëve okularë dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, policia arriti të bënte një identikit të personit përgjegjës. Ngjarja ka ndodhur në korrik, por i riu u kap pak ditë më parë dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka precedentë të ndryshëm për krime të ngjashme dhe nuk ka një banesë fikse. Kjo ka bërë që gjyqtari të vlerësojë rrezikun e arratisjes dhe mundësinë e përsëritjes së krimit. Para gjykatës shqiptari pranoi akuzat dhe kërkoi falje për atë që ndodhi.

Ai tha se e bëri këtë sepse ishte i uritur dhe nuk kishte ngrënë për dy ditë. Ai gjerdan, sapo ta shiste në treg të zi, do t'i kishte lejuar djalit të fitonte disa para për të ngrënë. Por rezultoi se kjo vjedhje i hapi dyert e burgut. Avokati kërkoi një masë më të lehtë, por gjyqtari nuk pranoi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI