Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Gjenerali ukrainas: Kemi thyer linjën e mbrojtjes ruse në jug

Lapsi.al 3 September 2023
Gjenerali ukrainas: Kemi thyer linjën e mbrojtjes ruse në jug

Ushtria ukrainase e ka bërë një përparim të rëndësishëm, duke i thyer linjat e mbrojtjes ruse në jug të shtetit, ka thënë gjenerali Oleksandr Tarnavskiy për mediat britanike në fundjavë. Sipas tij, ky hap do të ndikojë në avancim më të shpejtë në rajonin e Zaporizhjas.

Gjenerali Tarnavskiy, i cili është në krye të kundërofensivës ukrainase në jug, ka folur disa ditë pasi Kievi ka shpallur fitore strategjike me marrjen e kontrollit të fshatit jugor Robotin. Intervista është bërë edhe pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili i ka hedhur poshtë kritikat se kundërofensiva ukrainase po zhvillohet me ritëm të ngadalshëm.

“Tani jemi në mes të linjës së parë mbrojtëse dhe asaj të dytë”, - ka thënë Tarnavskiy. “Në qendër të ofensivës, ne jemi duke i shkatërruar njësitet e armikut që ua mundësojnë mbrojtjen ushtarëve tjerë rusë në linjën e dytë”.

Një instruktor ushtarak i ushtrisë amerikane shihet pranë ushtarakëve ukrainas gjatë stërvitjeve shumëkombëshe "Rapid Trident 2019" në Qendrën Ndërkombëtare të Paqes dhe Sigurisë pranë Lviv, 24 shtator 2019. Tarnavskiy ka thënë për të përditshmen britanike The Guardian se forcat e Moskës “vetëm kanë qëndruar dhe e kanë pritur ushtrinë ukrainase”.

Sipas tij, forcat e Kievit tani janë nisur me makina ushtarake, dhe se Rusia ka angazhuar trupa shtesë në atë zonë. Nën komandën e Tarnavskiyt, trupat ukrainas e kanë çliruar edhe qytetin jugor të Hersonit, vitin e kaluar. Duke folur për gazetën britanike, Tarnvaskiy ka folur edhe për humbjet e Kievit.

“Sa më afër fitores, aq më vështirë bëhet. Pse? Sepse, fatkeqësisht, ne jemi duke i humbur më të fuqishmit dhe më të mirët”, ka thënë ai. “Por, tani duhet të koncentrohemi në disa fusha dhe ta kryejmë punën. Nuk ka rëndësi sa e rëndë bëhet për të gjithë ne”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI