Flash

Dialogu me Kosovën, ambasadori amerikan në Beograd: Kemi rënë pak në baltë, por po ecim përpara

Lapsi.al 2 September 2023
Dialogu me Kosovën, ambasadori amerikan në Beograd: Kemi

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është vendimtar dhe se serbët duhet ta dinë të ardhmen e tyre. Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, duke theksuar se mbështet fort Asociacionin, në emër të Shteteve të Bashkuara.

Në intervistën e tij për televizionin serb Nova, ambasadori Hill tha se është optimist për rikthimin e palëve në tryezën e dialogut, duke nisur nga takimi i ardhshëm i 14 shtatorit.

“Nuk jemi në fund të procesit, jemi diku në mes, ndoshta kemi rënë pak në baltë, por po ecim përpara”, tha ai.

Hill shtoi se nuk u pajtua me deklaratën se shqiptarët në Kosovë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka nëse SHBA-ja vërtet dëshiron diçka dhe se për këtë mjafton një telefonatë kur u pyet në kontekstin e themelimit të Asociacionit.

Kryediplomati amerikan në Beograd e pranon se të dy palët presin që të përmbushen kërkesat e tyre por sipas tij, të dyja mund të mësojnë shumë nga përvoja e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Hill shtoi se SHBA do që Kosova të lëvizë në drejtimin e duhur, duke pranuar se ka probleme gjatë rrugës, por se ai është optimist.

“Unë nuk do ta përjashtoja optimizmin si një mënyrë për t’i parë gjërat. Optimizmi, nëse zbatohet mirë, mund t’ju ndihmojë të përparoni, nuk shoh asnjë arsye për t’u pushtuar nga pesimizmi”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI