Flash

Komisioni Evropian del me plan të ri për anëtarësimin e vendeve kandidate në BE

Lapsi.al 1 September 2023
Komisioni Evropian del me plan të ri për anëtarësimin e

Në tetor Komisioni Europian del me plan të ri për anëtarësimin e vendeve kandidate në BE

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, thotë se në tetor do të prezantohen propozime thelbësore për zgjerim. Ai ka shpërndarë intervistën e tij dhënë për Euractiv, ku flet për hapat e mëtutjeshëm pas premtimit që iu dha vendeve aspiruese se anëtarësimi në BE mund të ndodhë deri në vitin 2030.

“Ne do të vendosim gjithçka mbi tavolinë që ta bëjmë të mundur zgjerimin, por vendimi është i vendeve anëtare”, shkroi Varhelyi në “X”.

Ai i ka thënë Euractiv-it se zgjerimi i BE-së deri më 2023 është i realizueshëm, por vetëm nëse vendet kandidate dhe vetë blloku i “dyfishojnë përpjekjet e tyre”, transmeton Gazeta Express.

Vitin 2030 e dha si afat Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë kësaj jave, duke thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjera kandidate duhen të jenë gati brenda shtatë viteve të ardhshme.

Komisioneri për Zgjerim, thotë se objektivi i dhënë nga Michel është i realizueshëm, megjithatë ai shton se nuk duhet të insistohet në afate të caktuara.

Sipas Varhelyit, zgjerimi deri në vitin e dhënë si afat nënkupton edhe përshpejtimin përpjekjeve për reforma në institucionet e BE-së.

Janë tetë kandidatë të njohur për anëtarësim në Bashkimin Evropian: Turqia (që nga viti 1999), Maqedonia e Veriut (2005), Mali i Zi (2010), Serbia (2012), Shqipëria (2014), Moldavia (2022), Ukraina (2022) dhe Bosnjë dhe Hercegovinë (2022). Kosova (pavarësia e së cilës nuk njihet nga pesë shtete anëtare të BE-së) dhe Gjeorgjia dorëzuan zyrtarisht aplikime për anëtarësim në vitin 2022 dhe konsiderohen kandidatë potencial nga Bashkimi Evropian.

Plani propozues në tetor

Varhelyi njofton se në tetor, kur Komisioni Evropian pritet ta prezantojë raportin e përvjetshëm të progresit për të gjitha shtetet në procesin e anëtarësimti, ekzekutivi i BE-së do të dalë me “propozime thelbësore”.

“Ne jemi të gatshëm që të dalim me propozime të reja dhe me ide të reja”, thotë komisioneri.

Sipas tij, plani do të përfshinte parimisht një “Plan të rritjes”, tashmë të zbuluar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në maj, përmes së cilës BE-ja kërkon t’i rrisë investimet në Ballkanin Perëndimor dhe të ulë ndikimin ekonomik të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Do të përfshijë gjithçka, nisur nga reformat në sundimin e ligjit, demokraci, reformat ekonomike dhe integruese, zhvillimin e klimës për investitorë dhe të sigurojë – kjo është gjithashtu e rëndësishme – mbështetjen e nevojshme financiare, për t’i mbyllur mungesat zhvilluese para se të bëhen shtete anëtare”, thotë ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI