Flash

Patentat e shpikjeve, 85 aplikime në Shqipëri në 5 vitet e fundit

Lapsi.al 31 August 2023
Patentat e shpikjeve, 85 aplikime në Shqipëri në 5 vitet e fundit

Në Shqipëri në pesë vitet e fundit është aplikuar në 85 raste për mbrojtje të një shpikjeje.

Të dhënat zyrtare tregojnë se këto aplikime janë bërë nga studentë, biznese apo individë.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale raporton se është sektori i patentave dhe modeleve të përdorimit, që ka si detyrë funksionale regjistrimin e aplikimeve të objekteve të pronësisë industriale si patentat e shpikjeve, dhe modelet e përdorimit si dhe administrimin e regjistrave te këtyre objekteve ku edhe janë paraqitur aplikimet.

“Në 5 vitet e fundit ka pasur 85 aplikime për patentë kombëtare dhe 11 aplikime për model përdorimi me aplikantë shtetas shqiptarë dhe të huaj nga të cilat: 8 aplikime kanë ardhur nga student; 19 aplikime kanë ardhur nga biznesi; 69 aplikime kanë ardhur nga individë”, vlerëson DPPI.

Por cilat janë fushat që i përkasin më shumë këto aplikime për patentat e shpikjeve dhe modeleve të përdorimit. Të marra më vetë sipas fushave dominojnë më shumë ato të nevojave njerëzore, mekanike dhe inxhinierike të dytat dhe në vend të tretë ato të fushës elektronike.

“Aplikimet kombëtare janë kryesisht të fushave si më poshtë: 16 patenta janë të fushës mekanike/inxhinierike; 8 patenta janë të fushës kimike/metalurgjike; 13 patenta janë të fushës elektronike/elektroteknike; 7 patenta janë të fushës teknologji dixhitale; 5 patentë është e fushës së ndërtimit; 5 patenta janë të fushës farmaceutike; 2 patenta janë të fushës industrisë ushqimore; 22 patenta janë të fushës për nevoja njerëzore” sqaron institucioni.

Kjo e fundit jep detaje edhe mbi modelet e përdorimit ku nënvizon “se gjatë periudhës 2018-2022 ka pasur gjithsej 11 aplikime për model përdorimi nga të cilat janë lëshuar 4 certifikata për model përdorimi dhe 7 aplikime janë në proces ekzaminimi. Modelet e përdorimit janë quajtur dhe patenta të vogla pasi ato përbëjnë risi dhe janë fryt i punës krijuese të shpikësit”.

Gjatë vitit 2022 aplikimet sipas llojeve janë renditur në publikim të Drejtorisë ku ndër të tjera: 1) Pedalone e çmontueshme (portabel) me elektromotor dhe dinamo; 2) Mbështetëse ekologjikisht miqësore për bime; 3) Pajisje multifunksionale me element aplikues; 4) Lavazh-parkim dhe pastrim 5) Hy-point (“hygene point ose pike higjenizimi) 6) Kuti paralelepipedë e kthyeshme dhe e palosshme; 7) Disifektant inteligjent i duarve (smart hand clean s.h.c) ; 8) Shishe vere prej qeramike; 9) Kartrixhe për një lëng te presuar; 10) Cut clo; 11) Kllapa për ankorimin jashtë murit./Monitor.al

Të këshilluara

Vritet një person në Malishevë të Kosovës

Një person është vrarë në fshatin Balinicë të Malishevës si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Policia e Kosovës ka njoftuar për KosovaPress se kanë arrest...

17:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI