Flash

Vdekja e Prigozhin/ Kremlini: Rrëzimi i avionit mund të jetë shkaktuar qëllimisht

Lapsi.al 30 August 2023
Vdekja e Prigozhin/ Kremlini: Rrëzimi i avionit mund të jetë

Kremlini ka thënë të mërkurën se hetuesit janë duke e konsideruar mundësinë që avioni, i cili po e barte shefin mercenar Yevgeny Prigozhin, të jetë rrëzuar qëllimisht.

Kjo është hera e parë që Rusia e pranon në mënyrë kaq të qartë se ka mundësi që Prigozhini u vra qëllimisht.

“Është e qartë se po konsiderohen versione të ndryshme, përfshirë versionin – ju e dini se për çfarë e kam fjalën – të themi, një ligësi e qëllimshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov më 30 gusht kur u pyet për hetimin.

I pyetur nëse Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil do ta hetojë rrëzimin e avionit, Peskov tha se rrethanat e bëjnë hetimin të dallojë, megjithëse e pranoi se hetuesit ende nuk kanë ardhur në përfundim formal se çfarë e ka shkaktuar saktësisht rrëzimin e tij.

“Të presim për rezultatet e hetimit rus”, theksoi Peskov.

Avioni privat Embraer, me të cilin po udhëtonte Prigozhini nga Shën Peterburgut drejt Moskës, u rrëzua në veri të kryeqytetit rus duke i vrarë të gjithë 10 personat në bord më 23 gusht.

Shkaktari nuk është gjetur ende, por fshatarët afër vendit të ngjarjes kanë thënë për Reuters se e kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe pastaj e kishin parë avionin duke rënë në tokë.

Avioni u rrëzua saktësisht dy muaj pasi Prigozhini e mori kontrollin e qytetit jugor të Rusisë, Rostov, në fund të qershorit, duke e nisur një kryengritje që e tronditi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Rusia i ka njoftuar autoritetet braziliane se nuk do ta hetojë rrëzimin e avionit e prodhuar në Brazil, Embraer, sipas rregullave ndërkombëtare “tani për tani”.

I pyetur për këtë, Peskov tha: “Së pari, hetimi ka nisur, Komisioni Hetues është i angazhuar në këtë”.

“Në këtë rast, nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë aspekt ndërkombëtar”, tha Peskov.

Një ditë pas rrëzimit të avionit, Putini u shprehu ngushëllime familjeve të të vrarëve dhe tha se e kishte njohur Prigozhinin për një kohë shumë të gjatë, që nga fillimi i viteve të ’90.

“Ai [Prigozhin] ishte njeri me fat të keq, dhe ai bëri gabime serioze në jetë”, tha Putin, derisa e përshkroi atë si biznesmen të talentuar.

Kremlini i ka hedhur poshtë sugjerimet e disa politikanëve dhe komentatorëve të Perëndimit se Putini e kishte urdhëruar vrasjen e Prigozhinit për hakmarrje, duke i quajtur ato “gënjeshtër absolute”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se nuk ishte habitur nga vdekja e Prigozhinit dhe se ka pak gjëra në Rusi pas të cilave nuk qëndron Putini./REL

Të këshilluara

Zgjedhjet në Kukës, PD padit KQZ-në

Partia Demokratike ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet me dije se zhvillimi i seancës është caktuar të mbahet më 1 shtator në orën 09:00. “Obj...

12:14

BE sërish apel Kosovës dhe Serbisë

BE i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për ndërmarrjen e hapave që u është kërkuar atyre për t’i krijuar kushtet për vazhdimin e dialogut, por nuk...

11:51

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI