Flash

Rama pret zyrtarin amerikan, në zyrën e tij shihet edhe një shalqi pas dere

Lapsi.al 30 August 2023
Rama pret zyrtarin amerikan, në zyrën e tij shihet edhe një

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të martë me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranë, David Wisner.

Lajmi bëhet me dije nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

"I ngarkuari me punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve", bën me dije Ambasada.

Interesant është fakti se në fotot e postuara nga Ambasada, tek dera duket edhe një shalqi.

Të këshilluara

Nick Carter akuzohet për sulm sek*ual

Këngëtari i Backstreet Boys, Nick Carter është në telashe me ligjin pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një vajze 15-vjeçare. Padia u ngrit në Clark County, Gjy...

16:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI