Flash

The Telegraph: Si shqiptarët presin byzylykun me GPS

Lapsi.al 29 August 2023
The Telegraph: Si shqiptarët presin byzylykun me GPS

Shihni se si emigrantët shqiptarë presin byzylykët te këmba me GPS të njohura edhe si “Rolex britanik”. Me këtë titull hapet britanikja “The Telegraph” pas diskutimit të qeverisë për të vendosur këto elementë sigurie tek emigrantët ilegalë.

“The Telegraph” tregon nëpërmjet fotove dhe videove se si shqiparët që kanë mbërritur në Britani duke përdorur gërshërët e kuzhinës presin byzylykët e gjurmimit, pasi sipas tyre kjo u mundëson atyre të arratisen pavarësisht kërcënimit me burg.

Shqiptarët kanë postuar video në rrjetin social Tik-Tok ku tregojnë se si të presin byzylykët me GPS etiketat të cilët me ironi i etiketojnë si “Rolex britanike”. Ndër të tjera në shkrimin e britanikes “The Telegraph”, ata mburren se kjo u mundëson të arratisen pavarësisht kërcënimit me burg ose sanksioneve të tjera për shkeljen e garancisë së tyre të emigracionit. Kjo është një lloj hakmarrje nga ana e shqiptarëve ilegalë ndaj politikave që propozon shpesh Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman.

Kjo e fundit konfirmoi të Hënën se qeveria po shqyrton pajisjen me byzylyk gjurmues të emigrantëve si një nga opsinet e shumta për t’u mundësuar ministrave të miratojnë plane për të arrestuar këdo që arrin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në mënyrë që ata të mund të deportohen në një vend tjetër në Afrikë.

Siç nënvizon “The Telegraph”, këto masa shtrënguese të qeverisë britanike vijnë për shkak të mungesës së vendeve në kampet e emigrantëve nga të cilat aktualisht janë vetëm 2,500 vende të tilla, por rritja e vazhdueshme e emigrantëve me kombësi të ndryshme që kalojnë Kanalin Anglez, me  19,000 persona që kanë mbërritur gjatë këtij viti.

Deri më tani autoritetet britanike kanë listen e rreth 4,000 kriminelëve dhe emigrantëvë të huaj që pritet të kalojnë në filtrat e sigurisë së lartë.

Sipas shifrave të “Home Office” në Britani, vitin e kaluar, shqiptarët përbënin më shumë se 1/4 e mbi 45 mijë personave që kaluan Kanalin Anglez me varka dhe gomone. Megjithatë shifrat e kalimeve nga shqiptarët ilegalë kanë pësuar rënie për 2023, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për riatdhesimet./Klan News/

Të këshilluara

DiCaprio jo më në jetën e Gigi Hadid

Gigi Hadid u pa duke u larguar nga një festë në Los Angeles të shtunën mbrëma me producentin muzikor Cole Bennett. Modelja 28-vjeçare dhe producenti muzikor u p...

11:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI