Flash

Rusia publikon pamje të rralla të amerikanit të burgosur për spiunazh

Lapsi.al 29 August 2023
Rusia publikon pamje të rralla të amerikanit të burgosur për

Mediat shtetërore ruse kanë publikuar pamje filmike të amerikanit Paul Whelan në një burg në Rusi. Në lajmet e kanalit RT (Russia Today) u shfaqën pamje të ish-drejtuesit të kompanisë nga Miçigani në një burg të largët në Mordovia, në juglindje të Moskës. Në video zoti Whelan duket përkrah të burgosurve të tjerë ndërsa punon në një makinë qepëse me uniformat e burgut. 

“Sot është hera e parë që kam parë se si duket që nga qershori i vitit 2020”, e shpreh në një email vëllai i tij David Whelan. Ai tha se kanali Russia Today kishte shkuar për ta filmuar zotin Whelan në burg në muajin maj dhe se kur ai kishte refuzuar, ishte ndëshkuar nga personeli i burgjeve. Në videon e publikuar, zoti Whelan dëgjohet t’i thotë personit që i drejton pyetje se nuk do t’i përgjigjet.

Nuk është e qartë se kur janë filmuar këto pamje. Zoti Whelan u ndalua në vitin 2018 dhe po vuan një dënim me 16 vite burgim për akuza spiunazhi. Zoti Whelan dhe Uashingtoni mohojnë që ai të ketë bërë aktivitet spiunazhi në Rusi. Administrata e Presidentit Biden pati shpresuar se do të siguronte lirimin e zotit Whelan gjatë negociatave që mundësuan lirimin nga burgjet ruse dhjetorin e kaluar të yllit të basketbollit amerikan Brittney Griner.

Zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni i kishte paraqitur Moskës një “propozim serioz” për të mundësuar lirimin e zotit Whelan. Këtë muaj u njoftua se Sekretari i Shtetit Antony Blinken bisedoi me telefon me zotin Whelan. Rusia vazhdon të mbajë nën arrest edhe shtetasin amerikan Evan Gershkovich, i cili punonte për gazetën Wall Street Journal. Ai akuzohet për aktivitet spiunazhi dhe mund të dënohet me deri në 20 vite burgim. *Për këtë artikull u morën të dhëna nga agjencia e lajmeve Reuters. /VOA

LEXO EDHE: Zëvendësministri i Jashtëm rus: Nuk ka bisedime për shkëmbimin e të burgosurve Rusi-SHBA

Të këshilluara

Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës

Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien...

19:07

Shiu largon pushuesit nga Vlora

Dita e sotme ka sjellë përkeqësim të kushteve të motit në vend. Rikthimi i reshjeve ka larguar qytetarët nga plazhi. Sot në bregdetin e Vlorës gjen pak pushu...

16:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI