Flash

Plas sëmundja e legjionarëve/ 14 viktima dhe 150 të infektuar në Poloni

Lapsi.al 29 August 2023
Plas sëmundja e legjionarëve/ 14 viktima dhe 150 të infektuar

14 persona kanë vdekur dhe më shumë se 150 raste të infektuarish janë konfirmuar pas një shpërthimi të “Sëmundjes së legjionarëve” në Poloninë juglindore. Shumë prej të infektuarve janë dërguar në spital me zbulimin e sëmundjes javën e kaluar. 9 raste të reja u diagnostikuan vetëm të martën.

Autoritetet janë ende duke kontrolluar se si bakteri “Legjionella”, që shkakton sëmundjen ka hyrë në ujësjellësin e qytetit Rzeszow dhe rrethinat e tij. Vendndodhja e shpërthimit të sëmundjes ka ngritur shqetësime sepse qyteti Rzeszow është qendra për ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe pret një prani të madhe ushtarake amerikane.

"Ne nuk kemi gjetur asnjë informacion që kemi të bëjmë me një sabotim" - i tha transmetuesit Polsat News, Stanislaw Zaryn, i plotfuqishmi i qeverisë polake për sigurinë e informacionit. Ai tha se shërbimet speciale donin të përjashtonin sabotimin, duke pasur parasysh vendndodhjen e shpërthimit.

“Sëmundja e Legjionarëve” është një infeksion serioz i mushkërive që transmetohet duke thithur pika të vogla të ujit të infektuar, por jo duke pirë ujë të kontaminuar. Nuk është sëmundje ngjitëse. Njerëzit mund të infektohen kur bëjnë dush, kur lajnë tualetin ose nga një sistem klimatizimi. Simptomat fillestare mund të ngatërrohen me gripin, por personat mbi të 50-at tek të cilët sistemi imunitar i është më i dobët, shkakton probleme më serioze të sëmundjes.

Sëmundja e legjionarëve trajtohet përmes një kure antibiotikësh. Shumica e njerëzve që vdiqën ishin të moshuar. Të gjithë vuanin nga sëmundje të tjera kronike, përfshirë kancerin. Hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të sëmundjes po vazhdojnë. Në sistemin e ujësjellësit të qytetit është shtuar më shumë klor.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të ziejnë ujin përpara se ta pinë. Bakteri u identifikua për herë të parë në 1977 si shkaku i një shpërthimi të pneumonisë së rëndë në një qendër kongresi të Legjionit Amerikan në Filadelfia. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës

Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien...

19:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI