Flash

Berisha ironi me Ramën: Në Athinë nuk ftohet, në Bled përçmohet

Lapsi.al 29 August 2023
Berisha ironi me Ramën: Në Athinë nuk ftohet, në Bled

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta nga kreut aktual të qeverisë, Edi Rama. Në një shkrim të gjatë në Facebook ai shprehet se kryeministri grek, Micotaqis nuk e ftoi Ramën në darkën e Athinës “për shkak të qëndrimit despotik ndaj shtetit ligjor dhe shkelmimit të vlerave eurpiane në farsën elektorale të 14 maj 2023”.

Berisha thotë më pas se lajkatarët dhe mediat e Ramës u përpoqën t’i veshin ngjyra nacionaliste qëndrimit të Ramës për “moslejimin nga ana e tij në kundërshtim me ligjin dhe precedentin të Fredi Belerit, fitues në Bashkinë e Himarës të bëj betimin. Lëpirësit e paguar të Ramës harruan se fshehja e interesave mafioze pas atyre nacionaliste u rikjuton njerëzve shprehjen e Niçes se “Nacionalizmi është strofulla e fundi i horrave” – shkruan Berisha që më pas ndalet tek samiti i Bled-it.

“...i plagosur rëndë Edi Rama neveriti dhe i ngjalli krupën audiencës kur deklaroi: “Kur Dritani (Abazoviç) po fliste, po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia – Kosovën, Bosnja veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shumë kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullëhet në diell kështu që ne mund të jemi të gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën”.

Me këtë deklaratë Edi Rama ngjalli krupën të pranishmëve në sallë dhe neveri tek të gjithë ata që e dëgjuan. Ai i lejoi vetes t’i drejtohet BE-së me gjuhën e një njeriu të pacipë, por në fakt edhe të tregojë mosrespekt e fyej si ordiner qindra mijëra martirë të kombit ukrainas që me gjakun, guximin, jetën e tyre në mbrojtje të lirisë sovranitetit të Ukrainës dhe mbarë vendeve të lira të Europës nga agresioni barbar rus firmosën për statusin e Ukrainës të vendit kandidat për BE” – thotë Berisha.

“Ky krahasim fyes e vulgar i Edi Ramës me të cilin më së paku barazoi agresorin me viktimën, është dëshmi e shpërthimit të përroit të tij psiqik pro-rus. Nuk duhet harruar se Edi Rama, argati i Vuçiçit deri dy muaj më parë ishte mbrojtësi me fanatik i Ballkanit të Hapur sebo-rus. Ai është i vetmi në rajon dhe Europë që ka mbrojtur haptas mosrespektimin nga Serbia të sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë, po kështu ai refuzoi për më shumë se një vit kërkesën direkte të presidentit Zelenski për mos pranimin e turistëve rus në Shqipëri, të cilet pasi vrisnin në Ukrainë femijë, burra, gra të pafajshëm vinin dhe bronzoheshin e dëfreheshin në plazhet tona për të vazhduar të shplodhur barbarinë e tyre ndaj kombit të lirë ukrainas. Si përfundim miq, kjo javë mund të quhet java e zezë e Edi Ramës” – e mbyll Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Parkun Kombëtar të Lurës

Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien...

19:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI