Flash

Vjedhja e të dhënave të TIMS, dosja ende nuk ka prokuror

Lapsi.al 28 August 2023
Vjedhja e të dhënave të TIMS, dosja ende nuk ka prokuror

Materiali kallëzues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që flet për ndërhyrjen në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit, ende nuk është regjistruar si procedim penal në prokurorinë e kryeqytetit.

Dosja hetimore e AMP-së që u depozitua me shumë urgjencë në prokurori, nuk ka një emër prokurori që do hetojë skandalin e vjedhjes së të dhënave.

Lexo më tej: Pse u alarmua Ambasada Amerikane për vjedhjen e sistemit TIMS 

AMP-ja, ka referuar rastin për hetime të mëtejshme në datën 21 gusht 2023, ndërsa deri në këtë fazë dosja nuk ka një emër prokurori. Kjo pasi pjesa dërmuese e prokurorëve janë me pushime gjatë ditëve të Gushtit, shkruan Ora News.

Pritet që me nisjen e muajit Shtator 2023, kjo çështje të hidhet në short, për tu përcaktuar emri i prokurorit që do hetojë rastin.

Më herët, drejtori i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit pranë Policisë së Shtetit, Ervin Muça, u pezullua nga detyra me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në lidhje me këtë skandal.

Muça, kishte urdhëruar vartësit e tij të eksportonin të dhënat e TIMS në një hard-disk të jashtëm.

Ishte një nga punonjësit që menjëherë përmes një email-i vendosi në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë duke ngritur shqetësimin se këto të dhëna po dalin jashtë institucionit.

Ka dyshime se Muça mund të ketë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë për marrjen e të dhënave sensitive ku përfshihen të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj si dhe informacionet për personat e shpallur në kërkim.

Kallëzimi i AMP-së erdhi, pas shqetësimit të ngritur më herët nga Ambasada Amerikane.

Në një takim të të ngarkuarit me punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë Martin McDowell me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, u ngrit shqetësimi në lidhje me shkeljet në sistemin TIMS, për të cilat u kërkua një hetim i plotë.

Të këshilluara

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

Greqia është ‘shkundur’ sërish ditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër në Aigo. Tërmeti ka ndodhur vetëm disa kilometra në veri-ver...

14:01

Vijon drama mes Ledrit dhe Dafinës

Vazhdon telenovela “Dafina-Ledri-Sara”. Së fundmi ka qenë reperi ai që ka bërë një veprim në lidhje me Dafinën që ka shkaktuar reagime të shumta. Në koncerti...

10:43

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI