Flash

Bombê në kondicionerin e avionit/ Teoria e re e vdekjes së Prigozhin

Lapsi.al 28 August 2023
Bombê në kondicionerin e avionit/ Teoria e re e vdekjes së

Kanë qenë të shumta hamendësimet rreth vdekjes së Yevgeny Prigozhin. Për momentin nuk ka një qëndrim zyrtar për shkaqet e rrëzimit të avionit ndaj ka ende shumë pika të paqarta mbi dinamikën incidentit që u mori jetën 10 personave më 23 gusht. Corriere della Sera shkruan se gjithsesi hetimet kanë filluar të përvijojnë një pistë. Ajo rrotullohet rreth sistemit të kondicionimit të avionit me të cilin udhëtonte themeluesi i grupit Wagner.

Gazeta italiane citon portalin rus “Moskovsky Komsomoletsin” sipas të cilit, kondicioneri i avionit dyshohet se u prish më 18 korrik. Defekti i pazakontë kishte kërkuar vendosjen e një sistemi të ri. Për këtë arsye avioni u bllokua në aeroportin Sheremtyevo të Moskës. Remonti kishte përfunduar më 20 gusht, një periudhë e mjaftueshme që besohet se u ka dhënë mundësi autorëve të vendosin bombën në komponent. Sipas gazetës ruse, 3 persona kanë pasur akses pranë avionit gjatë riparimit. Ata janë inxhinierët Sergey Kitrish dhe Alexey Anshukov si dhe drejtori teknik Minchenkov. Instalimi i kondicionerit nisi mëngjesin e 19 gushtit dhe përfundoi mbrëmjen e 20 gushtit.

Pikërisht më 20 gusht, “kuzhinieri i Putinit” duhej të udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg. Por, siç bënte shpesh, ai kishte ndryshuar planet në minutën e fundit dhe avioni ishte nisur me 3 ditë vonesë. Ai kishte marrë edhe 4 pasagjerë më shumë se 3 personat që lëvizte zakonisht. Avioni ishte një Embraer Legacy. Dy blerës e kishin vizituar pak para nisjes. Alexandra Yulina dhe Sergey Klokotov, drejtues të kompanisë RusJet kishin arritur të hynin në avion nga ora 9.30 deri në orën 10.30 të datës 23 gusht. I pranishëm ishte edhe piloti Rustam Karimov.

Vizita, sipas “Corriere” ishte organizuar nga menaxherja Natalia Minibayeva, e cila kishte punuar së bashku me Prigozhin për 8 vjet. Por sado e pazakontë të duket vizita, çifti nuk kishte bërë lëvizje të dyshimta dhe asgjë alarmante nuk ka dalë rreth tyre. Megjithatë, ndërmjet orës 10.30 dhe 17.40 (ora e ngritjes së avionit, me një vonesë prej 11 minutash), nuk ka pasur asnjë "vizitor" në avion. Mediat ruse hedhin tashmë dyshimet se momenti më i mirë për vendosjen e bombës ka qenë riparimi i kondicionerit.

Për momentin, teza më e përhapur për dinamikën e aksidentit mbetet ajo e sabotimit. Pati spekulime se bomba mund të ishte sjellë në bord e fshehur në një bagazh. Nuk përjashtohet që ajo të ketë qenë vendosur nën sediljen pranë krahut. Megjithatë edhe ky variant ka disa pikëpyetje. Sergey Kitrash, inxhinier i Mnt Aero, kompania që zotëron avionin ishte i pranishëm në të gjitha momentet e riparimit të avionit.

I pranishëm ka qenë edhe shefi i sigurisë së avionit dhe zëvendësdrejtori i ANM, Sergei Shtyrkov. Këtij të fundit thuhet se i është premtuar një post i lartë në kompaninë shtetërore ruse të aviacionit Atm. Hipoteza më popullore është ajo që përfshin Kremlinin në gjithë këtë histori. Sipas këtyre teorive, Putin dhe Prigozhin patën një takim që zgjati 3 orë dhe që ishte mjaft i acaruar për shkak të rebelimit të kreut të Çagner 2 muaj më parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Pogradec, dëmtohen varrezat

Në Udënisht të Pogradecit ditën e sotme zjarri ka përfshirë varrezat e fshatit. Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe falë ...

19:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI