Flash

Rama u tregon grekëve arrestimin e Belerit, jo vetëm prokuroria, por edhe policia e pavarur

Lapsi.al 27 August 2023
Rama u tregon grekëve arrestimin e Belerit, jo vetëm prokuroria, por

Deri tani ka pasur dyshime nëse SPAK dhe gjykatat shqiptare janë të pavarura nga qeveria, por në intervistën për Ekathimerini, përballë shikuesve të Greqisë, kryeministri jonë ka kaluar në një nivel tjetër të funksionimit të shtetit dhe e ka paraqitur edhe policinë sikur është e pavarur nga ai.

Këtë e tha kur përshkroi momentin se si e mori vesh për arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit që më vonë doli fitues në Himarë. Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama përshkruan se si ishte habitur nga arrestimi dhe se si kishte folur me drejtorin e policisë pasi ishte çuditur se Beleri po arrestohej.

"Ndonjëherë në politikë mud të thuash gjëra që nuk je krenar. Në këtë fushatë kam thënë ca gjëra për të cilat nuk ndihem mirë. Dhe nuk ndihem mirë, sepse këto u lidhën me atë që ndodhi më pas. Dhe nuk kanë asnjë lidhje. Arsyeja pse fola ashtu ishte se ai tha ca gjëra të papranueshme, siç ishte ajo që do çonte para proçesin e helenizimit të Himarës. Nuk thuhen këto në Europë, këtë Europë. Kjo vjen nga e kaluara e errët dhe e largët. Pastaj gjra të tjera jo të mira, tha se “Do çlironte Himarën nuk e di nga kush… Por po bej një pyetje retorikë: Nëse une do e dija që kishte një hetim nisur nga denoncimi i dikujt, dhe i nisur nga prokuroria a do ta ekspozoja veten me këtë gjuhë kaq të ashpër? Nëse unë e dija që do arrestohej a do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë? Nuk besoj. Nuk jam më inteligjenti në botë, por nuk jam as më budallai dhe kjo do ishte shumë budallaq. Mora vesh për arrestimin kur policia ishte në veprim. Mora në telefon drejtorin e policisë dhe i thashë “Çfarë është kjo?”. Ai tha: Kemi një mandat arresti nga prokuroria dhe bazohet në prova bindëse për blerje votash. Unë i thashë: Dëgjo, mirë do ishte të jeni të sigurtë për cfarë po bëni se kjo mund të marrë për shumë keq dhe duhet të mbështetet në prova bindëse. Megjithatë paçi fat!” Kjo nuk ishte diçka që unë isha i përfshirë. Aksioni po zhvillohej tashmë” tha Rama.

Gjatë fushatës, Rama u mor me Fredi Belerin si me asnjë kandidat tjetër duke i paralajmëruar bashkëpuntorët e tij se do të merrej personalisht me ta. Njëri prej tyre u arrestua nga policia disa orë pas paralajmërimit të Ramës.

Të këshilluara

Kapet shitësi i kanabisit në Dibër

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në disa doza gati për shitje. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë evidentua...

13:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI