Flash

Taulant Balla si atraksion turistik i Rilindjes, iu zë pritë turistëve për t'u shpjeguar domethënien e emrit të tij (VIDEO)

Lapsi.al 26 August 2023
Taulant Balla si atraksion turistik i Rilindjes, iu zë pritë

Taulant Balla duket sikur i ka në vijë punët me rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri. Nuk e shqetësojnë as ngjarjet e rënda kriminale, as drejtues të lartë të Policisë së Shtetit që punojnë për bandat e as skandali me të dhënat e sistemit TIMS. Herë pas here e kemi parë të marrë edhe rolin e Mirela Kumbaros si Ministër i Turizmit.

Diku shaqet në aeroport, diku nëpër pika kufitare duke u takuar e përshëndetur me turistët e huaj. Së fundi zbriti nga zyra e tij për në pedonalen “Murat Toptani”, ku iu zuri pritë disa turistëve spanjollë.

I tregoi atyre se ai është Ministër i Brendshëm, a thua se kjo përbën ndonjë atraksion në vetvete. Dhe pastaj në delir e sipër i shpjegoi domethënien e emrit të vet. Uauuu... çfarë ngjarje e madhe! Shihni pamjet më poshtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fiket zjarri në Shpirag

Është fikur përfundimisht zjarri në Malin e Kulit në Shpirag. Zjarri i madh që ra mbrëmjen së enjtes për shkak të shkarkesës së një rrufeje. Temperaturat e l...

12:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI