Flash

Kush janë dy policët e “Shqiponjave” të plagosur në Sarandë (Emrat)

Lapsi.al 26 August 2023
Kush janë dy policët e “Shqiponjave” të plagosur

Pas mesnate, në Qafe Gjashtë, një motor i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të mbështetur Policinë e Sarandës, është përplasur me një automjet të drejtuar nga shtetas italianë.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie që janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Dy efektivet e aksidentuar janë Ronaldo Cahani dhe Adrian Meta, të dy të shtruar ne spital. Adrian Meta vazhdon të jetë në urgjencë në observim, kurse Ronaldo Cahani sipas mjekëve do të futet në sallën e operacionit pasi ka thyer një gisht në dorë.

Mësohet se gjatë pasdites deri në orët e para të mëngjesit, efektivet e Task-Force të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarandë dhe Ksamil të personave që janë kapur duke drejtuar mjetet të dehur.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI