Flash

I riu lëvizte me pistoletë në Tiranë, shokët nuk e kallëzonin, arrestohen të 3 (VIDEO)

Lapsi.al 26 August 2023
I riu lëvizte me pistoletë në Tiranë, shokët nuk e

Policia e Tiranës ka arrestuar tre djem, të tre rreth 30 vjeç, për faktin se njeri prej tyre mbante pistoletë dhe dy të tjerët nuk e kanë kallëzuar krimin. Mikel Mustafajt iu gjet pistoleta me municion, ndërkohë që ishte në makinë me dy të tjerët, Enea Turjan dhe Neritan Sinanin.

Forca e Posaçme “Shqiponja" dhe Komisariati nr. 4 zhvilluan një operacion për qarkullimin e mundshëm me armë të të rinjve, operacion të koduar si "White", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve: Enea Turja,31 vjeç, Miklel Mustafaj, 35 vjeç, dhe Neritan Sinani, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit në rrugën “Shefqet Kuka”, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë ndaluar automjetin e drejtuar nga Enea Turja dhe ku ishin si pasagjerë Mustafaj dhe Sinani.

Gjatë kontrollit fizik të Mustafajt, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe atij iu vunë prangat, por po ashtu edhe dy të tjerëve që kishin pasur dijeni dhe nuk e kishin kallëzuar krimin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI