Flash

PAMJET/ Helmohen 41 turistë polakë në Vlorë, shumica fëmijë

Lapsi.al 25 August 2023
PAMJET/ Helmohen 41 turistë polakë në Vlorë, shumica

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë. Rreth 41 turistë polakë janë paraqitur me simptoma helmimi në spitalin rajonal të këtij qyteti. Ata kishin udhëtuar nga Shëngjini me autobus dhe më pas gjatë ditës duke bërë guidën turistike Karaburun - Sazan.

Shumica e pacientëve janë fëmijë të moshës 14-15 vjeç u paraqitën në spital të gjithë me të njëjtat simptoma, si të vjella, dhimbje barku dhe këputje. Mes të sëmurëve ka edhe fëmijë të mitur. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë për jetën. Për momentin është e paqartës e ku janë helmuar dhe cili është shkaku i helmimit.

“Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën. Kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastroindestrinale, por situata është nën kontroll. Po kryhet një hetim epidemiologjik për shkaqet. Këta janë fëmijë, edhe vapa mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna” - drejtoresha e spitalit të Vlorës, Bruna Mersini.

[video width="480" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/WhatsApp-Video-2023-08-25-at-20.26.19.mp4"][/video]

Mediat raportojnë se dyshimet janë ushqimi i konsumuar në Karaburun, ushqimi i marrë në anije ose nga ushqimi që këta turistë polakë kanë marrë me vete të paketuar nga hoteli. Në spitalin e Vlorës ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/WhatsApp-Video-2023-08-25-at-20.21.46.mp4"][/video]

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI