Flash

Miley Cyrus, homazh Disney në videon muzikore

Lapsi.al 25 August 2023
Miley Cyrus, homazh Disney në videon muzikore

Miley Cyrus po reflekton për të kaluarën dhe po shikon përpara për të ardhmen e saj në këngën e fundit "Used to Be Young".

Klipi, i cili, u publikua në mesnatën e së premtes, artistja këndon, "E di që kam qenë e çmendur / E di që kam qenë argëtuese / Ti thua se kam qenë e egër / Unë them se kam qenë e re".Fansat vunë re menjëherë se Cyrus kishte veshur një këmishë Mickey Mouse në video, duke konfirmuar se teksti i referohet ditëve të saj në Disney Channel, kur ajo luante në Hannah Montana.

Ajo publikoi tekstin e plotë të këngës në fillim të kësaj jave dhe ndau një ngacmues të videos me fansat. Krahas postimit të saj , Cyrus ndau atë që e frymëzoi të shkruante këngën. "Këto tekste janë shkruar pothuajse 2 vjet më parë ," shkroi këngëtarja për "Endless Summer Vacation", albumin që publikoi në mars. "Ishte në një kohë kur u ndjeva e  keqkuptuar. Kam kaluar 18 muajt e fundit duke pikturuar një foto zanore të perspektivës sime për ta ndarë me ju. Kishte ardhur koha për të publikuar një këngë që mund ta perfeksionoja përgjithmonë."

“Edhe pse puna ime ka përfunduar, kjo këngë do të vazhdojë të shkruhet çdo ditë”, vazhdoi ajo. "Fakti që mbetet i papërfunduar është një pjesë e bukurisë së tij. Kjo është jeta ime në këtë moment .... e papërfunduar ende. Sinqerisht, Miley."/Lapsi.al

[embed]https://youtu.be/IZ3XMOdOdKM[/embed]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI