Flash

Kthehen në Tiranë eshtrat e Qazim Mulletit, në pritje asnjë zyrtar shtetëror

Lapsi.al 25 August 2023
Kthehen në Tiranë eshtrat e Qazim Mulletit, në pritje asnjë

Eshtrat e ish-prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit janë kthyer në Tiranë nga Roma. Në portin e Durrësit, familjarët e tij kanë qenë të pranishëm për të pritur eshtrat që kanë mbërritur nga Roma. Ceremonia e rivarrimit do të kryhet në datën 28 Gusht. Ceremonia e pritjes ka qenë private dhe në portin e Durrësit nuk ka pasur asnjë zyrtar shtetëror.

Shoqata ‘Tirona Intellectum’ njoftoi sot se eshtrat e ish prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit do të kthehen në Shqipëri.

“Ish Prefekti i Tiranës, familja e të cilit pësoi një persekutim të egër nga regjimi komunist dhe mbi të cilin u hodh aq baltë nga histografia komuniste, dhe që 10 vjet pas vitit 1965 kur vdiq në Itali, eshtrat i tij dergjeshin në një magazinë në një qytezë në periferi të Romës, më në fund do prehet në Tiranën e tij të dashur!”, shkruhet në postimin në mediet sociale.

Mbesa e Qazim Mulletit që ka pritur eshrat në portin e Durrësit u shpreh mirënjohëse, ndërsa tregoi edhe për vështirësitë e asaj kohë për shkak të regjimit.

“Ishte një detyrim familjar, por besoj se është edhe shoqëror. Jam një përfaqësuese e familjes, i jemi mirënjohës të gjithëve. E kemi ditur që jetonte në Romë, por komunikimi me familjen ka qenë i dhunshëm. Nënë e bir u internuan në kampin e Tepelenës. Tregonte për një dhimbje të pakrahasueshme, për hapjen e 300 varreve. Kur u largua e gjithë Europa ka qenë në luftë, nuk kishte ku të merrte familjen. Letra e familjarëve tonë si të xhaxhait, na vinin në adresë me emra të tjerë, miqsh italianë. E ka ndihmuar familjen me pako, me ushqime, por ai vdiq në moshën 62-vjeçare dhe familja i mbeti në internim gjithë jetën”, tha mbesa e Qazim Mulletit, Fatbardha.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI