Flash

Del VIDEO e fundit e Prigozhin: Vdekja nuk është fundi

Lapsi.al 25 August 2023
Del VIDEO e fundit e Prigozhin: Vdekja nuk është fundi

Yevgeny Prigozhin foli për vdekjen e tij në një video të regjistruar vetëm pak përpara se ai të shpallej i vdekur nga rrëzimi i një avioni. 62-vjeçari, komandant i ushtrisë Wagner ngriti supet dhe thotë: "Vdekja nuk është fundi, është fillimi i diçkaje tjetër. Kjo është e drejtë! Ne të gjithë do të shkojmë në ferr, por në ferr do të jemi më të mirët."

Është kjo video e shkurtër e publikuar nga gazetari rus Semyon Pegov që tregon fjalët e Prigozhin. Burime të inteligjencës amerikane thanë se dyshohet se ishte Vladimir Putin që urdhëroi shërbimin e tij sekret FSB të vriste Prigozhin. Prigozhin u duk i dorëzuar nga fati i tij dy muaj pasi udhëhoqi një marshim rebel drejt Moskës në qershor, në sfidën më të madhe ndaj sundimit 20-vjeçar të Putinit.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Rusisë deklaroi se shefi i mercenarëve me kokë të rruar ishte në mesin e 10 pasagjerëve të një avioni biznesi Embraer Legacy 600, i cili u rrëzua në veri të Moskës. Teoritë e konspiracionit thonë se ai mund të ketë përdorur një sozi për të ndërtuar zhdukjen e tij.

Aeroplani i Prigozhin besohet të jetë rrëzuar nga një raketë tokë-ajër ose një bombë e fshehur në bord. Në pikëpyetje po vihen edhe "riparimet" e avionit bardhë e blu i cili vonoi ngritjen e tij nga aeroporti Sheremetyevo i Moskës me destinacion Shën Petersburg.

Ai u rrëzua menjëherë pas ngritjes ndërsa një tjetër avion i Prigozhin që fluturonte pas tij u kthye në aeroport me zig-zag sikur po shmangte një sulm me raketa. Prigozhin ishte kthyer në Moskë për arsye të panjohura pasi qëndroi në Afrikë. Nuk dihet nëse ai u thirr në Moskë nga Kremlini. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI