Flash

“Është hajdut dhe vrasës”, Berisha: Beqaj i dhuroi vetes dhe byrazerit një kat spitali

Lapsi.al 25 August 2023
“Është hajdut dhe vrasës”, Berisha: Beqaj i dhuroi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët, ku ka komentuar sërish aferën e koncesionit të sterilizimit, ku nuk kane munguar akuzat ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Berisha është shprehur se ish-ministri, “ka emëruar kushëririn e parë në krye të komisionit të vlerësimit, Byrazerin, dhe ja ka fal vetes së ti aparaturë, një kat spitali, komplete kirurgjikale, energjinë elektrike, ujin”.

Më tej ai ka thesksuar se: “Çfarë duhet të bëj Beqaj që duhet të ngrihet padi.”

“Beqaj është hajdut vrasës. Në të gjitha ligjet e botës është hajdut vrasës, sepse ka zëvendësuar një sistem që ekzistonte, me një sistem me kosto 80 herë më të lartë. Ka hapur vet procesin dhe ka bërë vetë pikëzimi. Ka emëruar kushëririn e parë në krye të komisionit të vlerësimit, Byrazerin, dhe ja ka fal vetes së ti aparaturë, një kat spitali, komplete kirurgjikale, energjinë elektrike, ujin. Çfarë duhet të bëj Beqaj që duhet të ngrihet padi. A nuk janë Beqaj të vërtetë, në këtë qëndrim që mbajnë kundër pasurive tuaj? Këta e tejkalojnë Beqajn. Këta nuk gjetën motiv në të gjitha këto, në 5-6 firma dhe Beqaj del e deklaron se nuk i është dhënë asnjë të mirë publike për përdorim”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI