Flash

PD denoncon vjedhjen e sistemit "TIMS": Të ndërhyjë SHBA

Lapsi.al 24 August 2023
PD denoncon vjedhjen e sistemit "TIMS": Të ndërhyjë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deklaroi sot se dosja e operacionit "Metamorfoza" i ka futur frikën qeverisë dhe administratës. Noka i bën thirrje SHBA-së të ndërhyjë.

"Paniku i dosjes voluminoze të operacionit ‘Metamorfoza’ i ka futur në punë të paligjshme, në ekstra time, krimo-hajdutët e qeverisë dhe administratës. Çdo gjë për të fshirë gjurmët e provave që lidhin krimin e organizuar me pushtetin dhe majat e tij," nënvizoi ai.

"Mënyra më e mirë për të fshirë gjurmët, - tha Noka në denoncimin e tij nga selia e PD, -  është magazina e të dhënave apo databaza, dhe sistemi TIMS është vetëm një prej sirtarëve në depon e madhe të informacionit.

Edi Rama angazhon ata që kanë përvojë në vjedhje dhe tjetërsim të të dhënave publike. Ndër ta Ervin Muçën që, pasi vodhi serverin e tatimeve, targat e makinave, nr e telefonave etj, në vend që të dënohej, u gradua drejtor IT në Policinë e Shtetit. Qëllimi ishte i qartë: fshirja e gjurmëve që do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni “Metamorfoza” në sistemin TIMS dhe databaza të tjera të të dhënave të shtetit.

Frika e tyre është me bazë të fortë. Ata e dinë se gjithë qeveria është këmbë e kokë në atë dosje. Për këtë kishte vetëm një rrugë: shkaterrimi i të dhënave, sepse te ato të dhëna është fundi i Qeverisë.

Shërbëtori i Edi Ramës dhe bandës së tij, Ervin Muça kaloi nga Tatimet te Policia, edhe pse ai ishte në krye të vjedhjes së të dhënave të 630 mijë shqiptarëve nga database e Sistemit Cats të tatimeve.

Dy vartës të tij u dënuan me shërbim prove, ndërsa Muça u gradua sepse e priste një detyrë e re kur të vinte koha.

E rvin Muça mbrohet nga Ardi Veliu, kreu i Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, famëkeq për përfshirje në të gjitha dekonspirimet e informacioneve të krimit të organizuar. Veliu është ushtari i Ramës që inskenoi bllokimin e Komisariatit nr, 3 ku ndodhen serverat e policisë.

Kjo vjedhje e kryqëzuar dhe e organizuar, detyroi me të drejtë, Ambasadën Amerikane të ndërhynte.

Por jo Prokurorinë, jo SPAKU-n, jo drejtësinë e rilindur të partisë së punëve të zeza dhe socializmit anti-shqiptar.

I vetmi angazhim shtetëror kane qenë kërcënimet ndaj eksperit të IT Gent Progni, që e zbuloi dhe e publikoi këtë batërdi, këtë hedhje në erë të të dhënave, kufijve dhe databazës së shtetit shqiptar.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë bashkim forcash për të fshehur të vërtetën, për të rrënuar shtetin, dhe u bën thirrje vendeve partnere, me në krye SHBA, të ndërhyjnë urgjentisht në kanale zyrtare ose jo. Çdo kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë është kërcënim edhe për NATO-n. Cdo vonesë në reagim është një ditë më shumë për krimin e organizuar me proteksion shtetëtor që i ka duar në të dhëna sensitive."

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI