Flash

PAMJET/ Ditëlindja që u kthye në tragjedi, orët e fundit të 2 italianëve në Ksamil

Lapsi.al 24 August 2023
PAMJET/ Ditëlindja që u kthye në tragjedi, orët e fundit

Dy turistë italianë, Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, me origjinë nga Pozzuoli në Napoli humbën jetën mëngjesin e kësaj të enjteje në një aksident rrugor në aksin Sarandë - Ksamil. Rreth orës 3 të mëngjesit, dy italianët po ktheheshin në Sarandë, me një motoçikletë, kur një makinë Mercedes Benz, e drejtuar nga një 17-vjeçar pa patentë u ka prerë rrugën papritmas.

Përplasja rezultoi fatale për dy italianët ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në bord me të përfunduan në spital. Policia shqiptare vuri më pas në pranga 17 vjecarin të akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtim të mjetit në jo në mënyrë të rregullt. Sipas të dhënave që mësohen Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub pasi kishin festuar ditëlindjen e këtij të fundit në Ksamil.

[video width="320" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/08/Download.mp4"][/video]

Më pas ndodhi tragjedia. Dinamika e saktë e aksidentit është duke u hetuar nga policia lokale. 17-vjeçari do të merret së shpejti në pyetje. Në pamjet e publikuara në Instagram shihen dy të rinjtë italianë duke u argëtuar dhe duke shpërndarë pamje online nga mbrëmja e tyre. Fatkeqësisht edhe e fundit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Delvinë dhe Konispol

Zjarr në fshatin Fushë Verri, Kopaçez, Bashkia Delvinë dhe dy vatra në Bashkinë Konispol. Një në Stillo një në Likojan mbi Konispol. Zjarri është për momenti...

19:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI