Flash

Inteligjenca amerikane: Avioni i Prigozhin kishte bombê në bord

Lapsi.al 24 August 2023
Inteligjenca amerikane: Avioni i Prigozhin kishte bombê në bord

Inteligjenca amerikane beson se pas vdekjes së Yevgeny Prigozhin qëndron një komplot. Sipas të dhënave të saj avioni me të cilin ai po udhëtonte nuk u rrëzua nga një raketë, por kishte një bombê në bord. Mediat e Moskës konfirmuan identifikimin e trupit të themeluesit të Wagner. Mes rrënojave u gjet edhe telefoni i tij. Një gazetë ruse shkruan se avioni nuk kishte kryer mirëmbajtje prej vitesh. Ndërkohë Wagner iu drejtua luftëtarëve në Telegram dhe u kërkoi atyre “të mos bëjnë marrëzi dhe të mos bien pre e emocioneve”.

Që nga viti 2019, kompania braziliane Embraer nuk i ka ofruar asistencë avionit me të cilin udhëtonte Prigozhin. Vetë kompania Embraer e zbuloi këtë fakt në gazetën ruse Izvestia. “Kompania ka respektuar dhe vazhdon të jetë në përputhje me sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë, të cilat kanë çuar në pezullimin e mirëmbajtjes së avionëve që nga viti 2019”, - tha Embraer.

Informacioni fillestar i inteligjencës amerikane mbi aeroplanin e rrëzuar tregon se shefi i Wagner, Prigozhin u vra në një komplot, por avioni me të cilin po udhëtonte nuk duket të jetë goditur nga një raketë tokë-ajër. Wall Street Journal e raporton lajmin duke cituar zyrtarë të administratës amerikane, sipas të cilëve vlerësimet paraprake sugjerojnë se një bombë shpërtheu në aeroplan ose në të kishte pasur ndonjë formë tjetër sabotimi. Më herët burime të tjera amerikane, të cituara nga Reuters folën për një raketë që kishte goditur avionin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi "nuk ka të bëjë fare" me vdekjen e shefit të Wagner. Gazeta “Ukrainska Pravda” citoi fjalët e tij, sipas të cilave Zelenski tha se: "Ne nuk kemi asgjë me të. Të gjithë e dinë se kush është përgjegjës."

Gjithashtu edhe sipas kanalit “Shot” në Telegram, i cili citon disa burime ruse, hetuesit mendojnë për një bombë në bord, duke thënë se mund të jetë vendosur në ndarësen e vendeve të uljes. Shpërthimi ka këputur krahun e avionit dhe shkaktoi ulje të presionit duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pasagjerëve në bord. Pikërisht kjo do të ishte arsyeja pse bishti i avionit u gjet pesë kilometra larg trupit të avionit.

"Vëllezër! Për momentin ne presim informacion nga komandantët tanë. Nuk ka nevojë të nxitojmë në përfundime! Tani jemi të gjithë në kontrollin e emocioneve, por duhet të kontrollojmë veten” – u tha në një njoftim të Brigadës Wagner. Faqja e lajmeve “Fontanka” në Shën Petersburg raporton se trupat e 10 personave që vdiqën në rrëzimin e avionit privat po u nënshtrohen testeve të ADN-së për njohjen e tyre zyrtare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Delvinë dhe Konispol

Zjarr në fshatin Fushë Verri, Kopaçez, Bashkia Delvinë dhe dy vatra në Bashkinë Konispol. Një në Stillo një në Likojan mbi Konispol. Zjarri është për momenti...

19:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI