Flash

Djali kishte veshur bluzë me shqiponjë, policia serbe terrorizon gruan nga Gostivari

Lapsi.al 24 August 2023
Djali kishte veshur bluzë me shqiponjë, policia serbe terrorizon gruan

Përveç shtetasve të Kosovës, policia serbe ka nis të terrorizojë edhe shtetasit e Maqedonisë që kalojnë tranzit nëpër Serbi. Dhe kjo, edhe për shkaqe më banale.

Një përvojë të këtillë dje e ka pas një familje shqiptare nga Gostivari, burrë e grua dhe djali i tyre i mitur, të cilët pas pushimeve në vendlindje, janë nisur drejt BE-së ku edhe jetojnë prej vritesh.

Afër Beogradit, një patrollë e policisë së Serbisë ka ndaluar veturën e shqiptarit nga Gostivari, ndërsa i kanë marrë në stacion të policisë vetëm sepse djali i tyre i mitur, ka pasur të vesh një bluzë me shqiponjë.

Nga ora 19 e ditës së djeshme e deri sot pasdite, policia kishte mbajtur peng familjen shqiptare në polici, ndërsa para gjykatës e ka nxjerrë nënën e djalin, S.B, e cila është dënuar me 30.000 dinarë si dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031, raporton KOHA.Gruaja nuk është lëshuar derisa e njëjta ka paguar gjobën në para dhe kur e ka firmosur vendimin gjyqësor, me të cilën asaj i ndalohet hyrja në territorin serb për 7 vitet e ardhshme.

Gazeta KOHA e ka të njohur identitetin e gruas, ndërsa ditëve në vijim, do të raportojmë me gjerësisht për rastin në fjalë.

Ndryshe, ky i familjes shqiptare nga Gostivari nuk është rast i vetëm kur terrorizohen shqiptarët nga policët serb. Përveç ryshfetit, në shumë raste, shqiptarët që kalojnë edhe tranzit nëpërmjet Serbisë, po keqtrajtohen dhe madje po futen në burgje vetëm se janë shqiptarë.

Të këshilluara

Zjarr në Delvinë dhe Konispol

Zjarr në fshatin Fushë Verri, Kopaçez, Bashkia Delvinë dhe dy vatra në Bashkinë Konispol. Një në Stillo një në Likojan mbi Konispol. Zjarri është për momenti...

19:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI