Flash

Bici gjen justifikimin për kolapsin e Kadastrës: Jemi nën sulme të vazhdueshme!

Lapsi.al 24 August 2023
Bici gjen justifikimin për kolapsin e Kadastrës: Jemi nën sulme

Dallëndyshe Bici, drejtoresha e Kadastrës shkruan përmes një statusi në Facebook se u bë shumë kohë që Kadastra është nën sulme të vazhdueshme. Ajo shkruan se pse kërkojnë dështimin e kadastrës me ngulm grupe të tjera interesi dhe pse vallë nuk kërkohet edhe qëndrimi i ASHK për lajme të ndryshme, akuza, pretendime.

Bici: U bë kaq javë që Kadastra është nën sulme të vazhdueshme. Nga grupe interesi që hapur, apo fshehur, me arsye, apo jo, bëjnë çmos të përlyejnë fytyrën e re të ASHK, atë ku mitmarrja dhe korrupsioni nuk janë fjala e ditës, e ku zyrtarët si shumica e qytetarëve të këtij vendi duhet të presin normalisht pagën në fund të muajit, e meqë nuk janë mësuar kështu, dorëhiqen. Pse janë trazuar noterët?! Ata që për kaq vite, as nuk kanë folur ndonjëherë për vonesa, për atë stokun e aplikimeve disa vjeçare, për të drejtat e qytetarëve. Pse nisën të kenë ndenja karshi halleve të qytetarëve tani që prej disa javësh në ASHK ka nisur të procesi i ri i punës pas riinxhinierizimit të sistemit? Mos vallë kanë humbur burimet e tyre dhe kanë mbetur si peshku në zall?! Do flasim sërish për ta. Shumë shpejt. Por pse kërkojnë dështimin e kadastrës me ngulm grupe të tjera interesi?! Çfarë kanë humbur? Pse vallë nuk kërkohet edhe qëndrimi i ASHK për lajme të ndryshme, akuza, pretendime? Unë nuk i kam shmangur kurrë sfidat. Dhe kjo që po ndodh sot në ASHK, është një ndryshim epokal për këtë institucion. Por ky ndryshim do të ruajë xhepat e qytetarëve, duke mos i zbrazur tek këto “grupet e interesit”. Do të ruajë pronën, duke mos lejuar të tjera grupe interesi të bëjnë si të duan. Sot akuzohemi e sulmohemi për vonesa. Nëse ndokush ka kujtesë, vetëm pak muaj më parë ASHK akuzohej vetëm për mitmarrje dhe korrupsion. Ka vonesa. Nuk ka probleme. Ka ngërç. Nuk ka dështim. Vetëm pse duam t’i bëjmë gjërat shpejt dhe mirë, pavarësisht sabotimeve, dashakeqëve, atyre që duan të përfitojnë. Ne do t’i bëjmë për njerëzit. Për ata që në fakt nuk është i interesuar asnjë “grup interesi”.

Të këshilluara

Zjarr në Delvinë dhe Konispol

Zjarr në fshatin Fushë Verri, Kopaçez, Bashkia Delvinë dhe dy vatra në Bashkinë Konispol. Një në Stillo një në Likojan mbi Konispol. Zjarri është për momenti...

19:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI