Flash

Arben Ahmetaj në arrati/ Kuvendi i ndërpret pagën, por do të vijojë të jetë deputet

Lapsi.al 24 August 2023
Arben Ahmetaj në arrati/ Kuvendi i ndërpret pagën, por do të

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të ndërpresë çdo marrëdhënie financiare me deputetin Arben Ahmetaj.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se me këtë vendim Ahmetaj nuk përfiton rrogën mujore të deputetit dhe asnjë tjetër përfitim financiar, siç janë dietat, shtesa e rrogës për pjesëmarrje në komisionet parlamentare, rimbursim i karburantit dhe telefonit, raporton News24.

Vendimi ka hyrë në fuqi që prej datës 14 Korrik, ditë kur Kuvendi votoi dhënien e lejes Prokurorisë Speciale për të arrestuar ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, nën akuzën për korrupsion në çështjen e inceneratorëve.

Në seancën e 14 Korrikut Kuvendi miratoi me 117 vota pro të mazhorancës dhe opozitës, asnjë kundër dhe 3 abstenime, autorizimin që SPAK ta arrestojë dhe të kontrollojë banesën e tij.

Vendimi i Kuvendit vjen në kushtet kur deputeti Arben Ahmetaj ishte larguar nga Shqipëria pak ditë para se SPAK të merrte lejen zyrtare për ta arrestuar atë. Pas konstatimit të mungesës në territorin e Shqipërisë, SPAK e shpalli në kërkim ndërkombëtar deputetin Arben Ahmetaj.

Ligjërisht Arben Ahmetaj vijon ta gëzojë mandatin e deputetit. Kushtetuta përcakton se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur ai nuk bën betimin; kur heq dorë nga mandati; kur mbaron mandati i Kuvendit; kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend apo kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Aktualisht deputeti Arben Ahmetaj vijon të gëzojë ligjërisht mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI