Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Zjarret/ Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë, zjarrfikësit kthehen mbrapsht

Lapsi.al 23 August 2023
Zjarret/ Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë, zjarrfikësit

Greqia ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë për fikjen e zjarreve. Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i ka kthyer përgjigje Shqipërisë se Greqia nuk ka më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE.

Pas thirrjes për ndihmë, Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj me trupa tokësore, ku drejt shtetit helen ishin nisur zjarrfikëse nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana, të cilët për disa orë qëndruan në qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit.

Vetem para pak minutash këto forca kanë marrë lajmërimin për t'u kthyer pas. Një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu solidaritetin me popullin grek për zjarret që kanë përfshirë veriun e vendit fqinj.

Por duket se ndihma e ofruar nga Shqipëria është refuzuar për shkak të fërkimeve që kanë ndodhur kohët e fundit në lidhje me burgosjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Lexo edhe: Kundërpërgjigjet Rama, “nuk ia kthej Mitsotakisit me të njëjtën monedhë”

Greqia ka kërkuar që Belerit t'i jepet leje të betohet, por një gjë e tillë është mohuar nga qeveria Rama. Sipas grekëve Beleri është arrestuar padrejtësisht për blerjen e votave. Për këtë grekët kanë organizuar një protestë në Himarë ku morën pjesë edhe kryebashkiaku i Athinës dhe ai i Selanikut.

Ndërkohë tetëmbëdhjetë njerëz janë gjetur të vdekur të martën në një zonë malore në veri të Greqisë, e cila është përfshirë nga zjarret në katër ditët e fundit, njoftuan autoritetet greke.

Dyshohet se të vdekurit, të cilët u gjetën pranë kufirit grek me Turqinë, ishin emigrantë.

Flaka ka vazhduar të përhapet në verilindje të Greqisë, si dhe në ishujt Evia dhe Kithnos dhe në rajonin e Boeotias në veri të Athinës, për shkak të një përzierjeje të rrezikshme të erërave dhe temperaturave të larta deri në 41 gradë Celsius.

“Kjo gjendje është e ngjashme me atë në korrik”, tha Artopios për AFP, duke iu referuar zjarreve në disa pjesë të vendit nga të cilat mbetën të vdekur pesë persona.

Mbi 60 zjarre u ndezën në 24 orët e fundit në Greqi, të cilën janë duke e ndihmuar gjashtë shtete përmes mekanizmit civil për mbrojtje të Bashkimit Evropian.

Rreth 120 zjarrfikës nga Qiproja, Rumania, Republika e Çekisë, Kroacia, Gjermania dhe Serbia do të shkojnë në Greqi për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI