Flash

Zbulimi i naftës në Shpirag/ Qindra miliona euro çdo vit për buxhetin

Lapsi.al 23 August 2023
Zbulimi i naftës në Shpirag/ Qindra miliona euro çdo vit

Shqipëria mund të shndërohet në një superfuqi kontinentale të eksportimit të naftës dhe gazit si pasojë e një fushe të madhe naftëmbajtëse të zbuluar në Shpirag, pranë Beratit. Kompania ndërkombëtare Shell, që po sondon për një dekade në këtë zonë, falë hartave dhe zbulimeve të bëra në kohë të komunizmit, është në finalizim të një testimi që mund ta arrijë shifra rekord të nxjerrjes së 6 milionë fuçive në vit.

"Kjo e dhënë "do të ketë një impakt ekonomik dhe social të jashtëzakonshëm por dhe një pozicionim gjeopolitik dhe gjeo strategjik të ndryshëm për Shqipërinë" tha në një konferencë për shtyp, të organizuar enkas për këtë temë, kryeministri Rama.

Rama që ishte personalisht një ditë më parë për inspektim në fushat e Shpiragut shtoi se cilësia e naftës që pritet të nxirret mund të krahasohet – ose më saktë – "është në të njëjtat nivele si nafta Premium e Arabisë Saudite".

“Testi do nisë në tetor" tha kryeministri duke bërë me dije se investimi do të nisë me 3 miliardë euro dhe deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme do të shkojë 7 miliardë investim në vendin tonë.

Si di administrohen dhe ku do shkojnë paratë?

Për të absorbuar boomin e madh të parave që pritet të vijnë në buxhet nëse lajmi konfiroohet plotësisht, qeveria shqiptare po mendon ngritjen një një fondi sovran sipas modelit Norvegjez ku do të depozitohen milionat e grumbulluara nga renta minerare dhe taksat e tjera të nxjerrjes së arit të zi.

Kryeministri Rama foli për "qindra milionë dollarë në vit" që qeveria planifikon t’i administrojë përmes Fondit Sovran. "Fondi Sovran do të ketë profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe balancimin e barrës së tmerrshme të trashëguar nga e kaluara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend e nuk patën pjesën e tyre dhe të atyre që lindin dhe kanë të dretjën të kenë pjesën e tyre" tha Rama duke shtuar se  rezerva e naftës do ketë ndikim impakt tek pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve. Ai sqaroi gjithashtu se "Fondi sovran është fond investimesh që një pjesë e të ardhurave i vendos për të shumëfishuar në tregun ndërkombëtar. Po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar në universitetin e Harvardit”.

©Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI