Flash

Shqiptari racist në Greqi rrëmben 25 emigrantë: Këta pushta duan të na djegin (VIDEO)

Lapsi.al 23 August 2023
Shqiptari racist në Greqi rrëmben 25 emigrantë: Këta pushta

Një shtetas shqiptar që jeton prej 33 vitesh në Greqi, në zonën e përfshirë nga flakët ditën e djeshme Aleksandropoli, ka publikuar një video të pazakontë në llogarinë e tij në “X”.

Apostolos (Astrit) Tota më origjinë nga Kukësi, në videon e publikuar ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thotë se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin.

Në videon e publikuar ai bën komente racistë duke bërë thirrje për një program mbi emigrantët e paligjshëm që ndodhen në pyjet greke të ardhur nga Turqia që duan të shkojnë drejt Greqisë perëndimore.

“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin. Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”- thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

Policia greke e ka arrestuar shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë vetëm pak më vonë./TCH

https://www.youtube.com/watch?v=7gQmEP3Mzg0

Të këshilluara

Zjarr në Berat, dyshohet i qëllimshëm

Një sipërfaqe me shkurre pranë fshatit Velabisht në Berat është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Raportohe...

16:58

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI