Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

“Bëni sikur nuk kuptoni apo ca tani…”, Rama presion gazetarëve që e pyesin për korrupsionin

Lapsi.al 23 August 2023
“Bëni sikur nuk kuptoni apo ca tani…”, Rama presion

Pyetjet për korrupsionin me inceneratorët apo me sterilizimin, Edi Rama i ka daluar në konferencën me gazetarët ku doli për të folur për naftën e Shpiragut. Kuriozitetin e tyre për paratë e vjedhura tek inceneratorët apo me sterilizimin dhe afera të tjera, e kanë acaruar Ramën që i ka heshtur duke u u thënë: “Po mirë tani. Juve, më falni tani se ka edhe një etikë. Bëni sikur nuk kuptoni apo ca tani? Ju thashë në fillim që kjo konferencë nuk është për asgjë tjetër. Është vetëm për këtë zbulim të rëndësishëm, historik për Shqipërinë. Jemi këtu, që me ndihmën tuaj dhe me pyetjet tuaja, njerëzit të mësojnë sa më shumë nga kjo gjë. Tani, këtë mund ta bëjë një parti politike që të marrë mikrofonin dhe të fillojë... Unë nuk i shmangem asnjë pyetjeje. Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë pyetje të re nga këto.

Të gjitha janë pyetje që i jam përgjigjur 1 mijë herë. Po ju them edhe një herë. Shumë kollaj për pyetjen që keni drejtojuni zyrës së komunikimit. I japim përgjigje. S’ka asnjë problem. Sot dua të fokusohemi tek kjo gjë. Kur të kemi konferencë shtypi, i përgjigjem se nuk jam shmangur ndonjëherë. Pak etikë. Pak pak pak, minimum etik. Se kjo është sikur po bëjmë miting këtu. Merr mikrofonin, fillon prap. Muhabet kot. Nesër. Nëse pyetja nuk pret, e do sot, bëje me shkrim siç i merr përgjigjet, pavarësisht se nuk vlejnë shumë me sa kuptoj. Po të lutem mos e vazhdo më”.

Dhe që nga ai moment mori vërtet pyetje vetëm për naftën duke folur pastaj për tubat, diferencën mes pellgut dhe rezervuarit dhe sfidat që kanë inxhinierët e naftës në punët e tyre të përditshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI