Flash

Kujtimet e Sarkozy: Unë dhe Merkel detyruam Berluskonin të dorëhiqej

Lapsi.al 23 August 2023
Kujtimet e Sarkozy: Unë dhe Merkel detyruam Berluskonin të

“Tashmë bëhej fjalë për shpëtimin e ekonomisë së tretë më të madhe në eurozonë, Italisë. Normat e interesit që Roma duhej të paguante për të rifinancuar borxhin e saj kolosal kishin thyer një rekord të ri, 6.4%. Ne kishim arritur kufirin e qëndrueshmërisë së borxhit italian”. Janë fjalët e Nicolas Sarkozy, i cili ka botuar një pjesë të kujtimeve të tij të titulluar: “Koha e betejave”.

Në të shfaqet e gjithë drama e momenteve të përjetuara nga liderët europianë në Samitin e Kanës në nëntor 2011, por edhe pranimi i qartë se ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ishin vendimtare për shkarkimin e Silvio Berlusconit pasi i dhanë një fund të ngjashëm grekut, Papandreu.

Mes “Kavalierit” dhe liderit të Elizesë nuk kishte pasur kurrë shkëndija. Origjina politike dhe prejardhja e të dyve ishte shumë e ndryshme. Teksa koha kalonte dhe vështirësitë rriteshin, situata u përkeqësua, pranon sot Sarkozy për herë të parë mjaft qartë në librin e tij.

"Edhe pse marrëdhëniet tona ishin përkeqësuar u pikëllova sinqerisht nga vdekja e tij. Ai do të lërë kujtimin e një sipërmarrësi të madh, një politikani vërtet të talentuar dhe të gëzimit dhe dashamirësisë se si ai e donte jetën përtej çdo kufiri të arsyeshëm”.

Në atë nëntor dramatik, në Kanë, ishin liderët e Parisit dhe Berlinit ata që "thirrën" Berluskonin.

"Ai filloi të na shpjegonte se ishim ne që nuk e kuptonim se borxhi italian ishte në duar të italianëve dhe se me tregjet ndërkombëtare nuk kishte asnjë rrezik. Ai hodhi hipotezën e një huaje të madhe kombëtare për të pyetur italianët. Ishte mjaft delirant. E gjitha kjo ishte e kalitur me batutat që na kishte mësuar dhe qe ishin akoma më të pavend se zakonisht. Pamë të tmerruar fillimin e fundit të një karriere të madhe politike”.

Më pas, Franca dhe Gjermania e njoftuan për vendimin: "Ishte një moment tensioni i madh. Më duhej t'i shpjegoja se ishte ai problemi i Italisë! Unë dhe Angela ishim të bindur se ishte bërë “primi i rrezikut” që vendi duhej t'u paguante kreditorëve të tij, thesarin italian. Sinqerisht menduam se situata do të ishte më pak dramatike pa të dhe qëndrimin e tij patetik. Ai nuk e dinte që në fund të muajit do të braktisej dhe do të detyrohej të largohej nga posti i tij”. ©ANSA, LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë kantautori italian Toto Cutugno

Këngëtari Toto Cutugno, më i njohur për këngën e tij hit mbarëbotërore të vitit 1983, "L'Italiano", vdiq të martën në moshën 80-vjeçare. Cutugno, emri i të cili...

17:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI