Flash

Biden: Nuk çuditem që Prigozhin mund të ketë vdekur

Lapsi.al 23 August 2023
Biden: Nuk çuditem që Prigozhin mund të ketë vdekur

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden është informuar për aksidentin e avionit të rrëzuar në Rusi brenda të cilit raportohet se ka qenë kreu i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Më pas vetë Biden ka bërë një koment të shkurtër për gazetarët duke thënë se "nuk është i befasuar" nga lajmet e marra. Kreu i Shtëpisë së bardhë u ndal të fliste për gazetarët teksa po largohej në Liqenin Tahoe, ku aktualisht po pushon me familjen.

“Unë nuk e di në fakt se çfarë ka ndodhur, por nuk jam i befasuar. Nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi që Putini nuk është prapa, por unë nuk di mjaftueshëm për të ditur përgjigjen. Jam stërvitur për një orë e gjysmë” – tha Biden.

Për ngjarjen foli edhe zëdhënësja e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Adrienne Watson. Ajo tha se vdekja e mundshme e Prigozhin nuk do të ishte surprizë duke pasur parasysh historinë e tij me Putinin.

"Ne i kemi parë lajmet" e rrëzimit dhe nëse konfirmohet, "askush nuk duhet të habitet" tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI