Flash

Aksident me motorë në Sarandë, lëndohen 2 persona

Lapsi.al 23 August 2023
Aksident me motorë në Sarandë, lëndohen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në Sarandë. Bëhet me dije se të plagosurit kanë qenë duke udhëtuar me motorë në rrugën hyrëse të Sarandës dhe tjetra në afërsi të fshatit Vrinë, bashkia Konispol.

Në Sarandë pas daljes nga rruga te motorit, është plagosur F. Maze, i cili pas ndihmës së parë do të transportohet me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim me të specializuar.  Ndërkohë i aksidentuari në fshatin Vrinë, është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI