Flash

Të tjera telashe për inceneratorin e Elbasanit, ankimohen dy tenderë në KPP

Lapsi.al 22 August 2023
Të tjera telashe për inceneratorin e Elbasanit, ankimohen dy

Dy procedura prokurimi të hapura nga Eco-Elb shoqëria që i kaloi e drejta e inceneratorit të Elbasanit me aksionerë disa bashki të këtij rajoni janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Në fakt bëhet fjalë për procedura të hapura në prill të këtij viti por duket se vlerësimi i ofertave është bërë vetëm së fundmi duke lënë të pakënaqur operatorët për vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Konkretisht bëhet fjalë për procedurat “Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore (për impiantin)” dhe “Monitori i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore (per landfillin)”. Ankimimi është bërë vetëm pak ditë më parë nga i njëjti operator për të dyja procedurat.

Por cili është objektivi që ka në vetvete procedura e hapur nga ECO-Elb? “Qëllimi i këtij raporti monitorimi është të pasqyrojë situatën reale të performancës mjedisore të landfill-it të Elbasanit dhe të paraqesë ndikimet që ky objekt kanë mjedis përreth në përputhje me kërkesat ligjore. Është e rëndësishme që të dhënat e prodhuara të jenë përfaqësuese, të domosdoshme, të vlefshme dhe që lejojnë vlerësimin e saktë të ndikimit të deponisë në mjediset. Qëllimi i programit të monitorimit fillimisht duhet të identifikohet nga procesi i hetimit, vlerësimit te ndikimit në mjedis dhe natyra e mbetjeve që depozitohen. Ai duhet të përfshijë të gjitha fushat mjedisore që mund të ndikohen ndjeshëm përmes funksionimit të landfillit.

Monitorimi i ujit sipërfaqësor dhe nëntokësorë duke përfshirë bio-cilësinë dhe analizimin e parametrave kryesore Monitorimi i ajrit dhe shqyrtimi i niveleve të ndotjes në zonë duke identifikuar parametrat që janë në nivele problemetike. Monitorimi i ndotjes akustike ka për qëllim vlerësimin e nivelit të ndotjes akustike në pikat kryesore të zonës, për të dhënë mundësinë që të gjykohet mbi nivelin e zhurmës së emetuar” thuhet në dokumentin.

Eco Elb është kompani e krijuar në 18.11.2021 dhe ka në objekt të aktivitetit “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve te ndryshme, organike, te ngurta, te gjelberta,..etj, ne territorin administrativ të të gjithë bashkive te Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator). Prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike. Aktivitete te tjera ne fushën e përpunimit te mbetjeve, qe lejon ligji, për interesat e shoqërisë dhe te komunitetit. Aksionerë të saj janë Bashkia Cërrik me 8 për qind, Gramsh me 8 për qind. Elbasan 52 për qind, Peqin 8 për qind, Belsh 8 për qind, Librazhd 8 për qind.

Aktualisht çështja e inceneratorëve është me e diskutuara pas avancimit të hetimeve nga ana e SPAK ku pak kohë më parë u lëshuan 11 urdhër arreste dhe pesë persona u vunë në pranga. Çështja përfshin jo vetëm inceneratorin e Elbasanit por edhe të Fierit dhe Tiranës./monitor.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI