Flash

Rama në La7: E vërteta e raportit të afërt me Melonin

Lapsi.al 22 August 2023
Rama në La7: E vërteta e raportit të afërt me Melonin

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një interviste për televizionin italian La7 në emisionin “In Onda”. Pyetjet e gazetarëve italianë u fokusuan tek marrëdhëniet mes dy vendeve, rritja e numrit të turistëve italianë këtë verë dhe raportet mes dy qeverive.

Gazetarët ishin kuriozë se si një kryeministre që i përket të djathtës ekstreme si Meloni mund të gjejë gjuhën e përbashkët me një të majtë si Edi Rama. Por ky i fundit tha se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe në Tiranë dhe se dy vendet kanë një ADN të përbashkët dhe të ngjashme.

“Në këto 30 vite marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe Tiranë. Është çështjes historie! Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë.

Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh”, - u shpreh Rama në La7. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë kantautori italian Toto Cutugno

Këngëtari Toto Cutugno, më i njohur për këngën e tij hit mbarëbotërore të vitit 1983, "L'Italiano", vdiq të martën në moshën 80-vjeçare. Cutugno, emri i të cili...

17:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI