Flash

Grekët duan betimin e Belerit, Rama i shpreh solidaritet për luftën me zjarret

Lapsi.al 22 August 2023
Grekët duan betimin e Belerit, Rama i shpreh solidaritet për

Kryeministri Rama i ka cuar një sinjal tjetër pajtimi homologut të tij grek, Kiriakos Micotakis pas mesazhit paqtues që shpërndau duke komentuar darkën e të hënës, ku nuk ishte i ftuar. Në mesazhin e tij në rrjetin social X, Rama shkruan "Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë".

Në fakt, grekët po i kërkojnë të lejojë betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie. Refuzimi i kryeministrit shqiptar për t'ia lënë Himarën Belerit, që është dënuar më parë për përdhosjen e simboleve kombëtare dhe është akuzuar për vrasjen e ushtarëve në kufi, ka provokuar një lëkundje të fortë në marrëdhëniet me Greqinë.

Lexo edhe: Kundërpërgjigjet Rama, “nuk ia kthej Mitsotakisit me të njëjtën monedhë”

Si kundërpërgjigje, Micotakis organizoi një darkë me të gjithë liderët e rajonit, por duke lënë jashtë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Sipas grekëve dhe sipas opozitës shqiptare, Beleri mbahet në burg padrejtësisht, pasi akuza e blerjes së votave është e stisur.

Të këshilluara

Ndërron jetë kantautori italian Toto Cutugno

Këngëtari Toto Cutugno, më i njohur për këngën e tij hit mbarëbotërore të vitit 1983, "L'Italiano", vdiq të martën në moshën 80-vjeçare. Cutugno, emri i të cili...

17:46

Zjarr masiv në Laç (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kurrorën e gjelber të qytetit të Laçit, pranë rrugës që të çon në kishën e Shna Ndout. Zjarri eshte perhapur ne nje...

17:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI