Flash

Importet e bulmetit po zaptojnë tregun, rritje me 23% në 7-mujor

Lapsi.al 22 August 2023
Importet e bulmetit po zaptojnë tregun, rritje me 23% në 7-mujor

Importet e bulmetit janë duke u rritur me shpejtësi këtë vit, ndryshe nga artikujt e tjerë të ushqimeve që kanë pësuar rënie të dukshme.

INSTAT raportoi se përgjatë 7- mujorit 2023 importet e ushqimeve mbeten thuajse në vendnumëro krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, teksa vendi po përballet me një fluks të jo të zakonte të turistëve me një rritje mbi 30 për qind.

Nga ana tjetër importet e bulmetit u rriten me 23 për qind gjatë 7 mujorit, duke bërë që dominanca e tyre në treg të rritet vit pas viti. Gjatë vitit të kaluar importet e bulmetit në sasi ishin sa 25 për qind e qumështit të grumbulluar në vend nga 13 për qind që ishte në vitin 2017.

Pesha e produkteve të bulmetit të importuar do të jetë edhe më e lartë këtë vit për shkak se sasia e importeve është rritur me tej.

 

Në mungesë të prodhimit vendas të qumështit fabrikat e përpunimit i janë kthyer importeve nga jashtë të lëndës së parë.

Në raftet e supermarketeve markat e huaja të qumështit dhe bulmetit në përgjithësi konkurrojnë në çmime prodhimet vendase.

Shoqata e përpunuesve të qumështit ka sqaruar me herët për Monitor se produktet e importit kanë avantazh mbi të gjitha për shkak të kostove shumë më të ulëta që kanë në sektorin e përpunimit të qumështit, sepse kanë çmimin e qumështit të freskët që blihet nga blegtorët 35-45% më të lirë sesa në vendin tonë. Kanë subvencione shumë herë më të larta sesa blegtorët shqiptarë. Kanë çmime më të mira të naftës, energjisë elektrike dhe gazit.

Konsumatorët prej kohësh janë duke u përballuar me çmime të larta të prodhimeve blegtorale. Eurostat e renditi Shqipërinë në mesin e 14 vendeve më çmimet më të larta të produkteve të bulmetit në vitin 2022, me rreth 11% me te larta se mesatarja e BE-së.

Prej vitesh dega kryesore e bujqësisë, blegtoria ka hyrë në një cikël krize ku rënia e bagëtive të qumështit po thellohet nga viti në vit. Në vitin 2021 krerët shënuan rënie vjetore rreth 7%, ndërsa në vitin 2022 rreth 13%. Ky vitet pritet të jetë edhe më i vështirë.

Bashkimi Europian ka bllokuar fondet nga skema e IPARD, ndërsa skema kombëtare ofron mbështetje të ulet me 10 mijë lekë për krerë për gjedhin, por edhe kjo po shpërndahet në mënyrë të pjesshme për shkak të aplikimeve më të mëdha të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 (në vitin 2015) në më pak se 2800 në vitin 2020, duke konfirmuar vështirësitë e fermerëve me rritjen e kostove të inputeve dhe ushqimit, koston e lartë të punimit të tokës dhe çmimin e ulët të qumështit. Por numri i tyre është tkurrur me fort pas vitit 2020 deri aktualisht. /Monitor

  • foto galeri
  • foto galeri

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI