Flash

Del VIDEO/ Arrestohet i riu që u përplas tek diga e Liqenit

Lapsi.al 22 August 2023
Del VIDEO/ Arrestohet i riu që u përplas tek diga e Liqenit

Policia Rrugore ka arrestuar Eldi Allushin shoferin e makinës BMW X6 i cili u përplas te diga e Liqenit Artificial. 26-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në “Rrugën e kosovarëve” në Tiranë në orët e para të mëngjesit. Më pas me shpejtësi skëterrë ai është ngjitur në skarpatin e liqenit. Për fat të mirë ai është ndalur nga bordura mbrojtëse pasi mund të përfundonte në  ujin e Liqenit Artificial. Ai ka marrë para pemë, shtylla dhe një gardh.

“Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin” - njofton policia.

Dyshimet janë se i riu nga Durrësi ka vepruar nën efektin e alkoolit ose lëndëve narkotike. Siç shihet në video makina ka dalë jashtë kontrollit dhe ka fluturuar drejt murit të digës. Ka edhe një dyshim tjetër, që i riu, mund të ketë tentuar vetë një aventurë të tillë, ngjitjen e skarpatës me shpejtësi. Pas shoqërimit i riu do të erret në pyetje nga e cila pritet të zbardhen më shumë detaje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë kantautori italian Toto Cutugno

Këngëtari Toto Cutugno, më i njohur për këngën e tij hit mbarëbotërore të vitit 1983, "L'Italiano", vdiq të martën në moshën 80-vjeçare. Cutugno, emri i të cili...

17:46

Zjarr masiv në Laç (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kurrorën e gjelber të qytetit të Laçit, pranë rrugës që të çon në kishën e Shna Ndout. Zjarri eshte perhapur ne nje...

17:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI