Flash

Burgosja e Belerit/ Micotakis e kërkon zgjidhjen nga amerikanët

Lapsi.al 22 August 2023
Burgosja e Belerit/ Micotakis e kërkon zgjidhjen nga amerikanët

Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis është takuar me kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA, Bob Menendez. Në lajmin e mediave greke thuhet se të dy politikanët kanë diskutuar gjatë një dreke në Athinë për marrëdhëniet greko-amerikane dhe "zhvillimet në rajon e më gjerë".

Për momentin, dy janë temat e nxehta që shqetësojnë Greqinë në rajon, kërkesa e Turqisë për blerjen e avionëve F-16 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe burgosja e Fredi Belerit.

Për të dyja këto, Bob Menendez ka qenë një avokat i Greqisë, qoftë duke bllokuar shitjen e avionëve F-16 për Turqinë për shkak të shkeljes së përsëritur të hapësirës ajrore të Greqisë, qoftë edhe për rastin Beleri, për të cilin reagoi menjëherë duke ngritur dyshime për një arrestim me sfond politik.

 “Unë e vë gjithmonë në pikëpyetje diçka që ndodh dy ditë përpara zgjedhjeve” tha ai, disa ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit.

“E kuptoj që zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përfshi gjyqësorin e pavarur, janë elementë kyçë të demokracisë. Jam i shqetësuar që policia shqiptare ka arrestuar një shtetas grek dy ditë përpara zgjedhjeve. Do shohim se si do dalin provat. Qeveria greke e ka bërë të qartë se kjo do ketë implikime për aspiratat shqiptare drejt BE. Çfarë po bëjmë ne për të siguruar që autoritetet shqiptare po zbatojnë ligjin?” pyeti Menendez.

Madje pak ditë më parë, në një nga mbledhjet e komitetit që drejton, Menendez u shpreh i shqetësuar për avionët që kërkon Turqia dhe për operacionin e policisë shqiptare në kampin Ashraf, ku janë strehuar muxhahedinët. Megjithëse e përshëndeti vendimin e Shqipërisë për të strehuar muxhahedinët, ai ngirit pikëpyetje për shkeljen e të drejtave të opozitës së iranit dhe kërkoi nga administrata amerikane të jetë më e vëmëndshme për respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Operacioni i policisë në kampin Ashraf ka ndodhur disa muaj më parë. Reagimin e kreut të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Kongresin Amerikan për muxhahedinët mund ta ndiqni në videon më poshtë, kur ai flet për Turqinë dhe Shqipërinë.

https://youtu.be/CDShaDVNV00?t=250

Dreka me kryeministrin grek dhe qëndrimet e prera të Menendez përkundrejt Shqipërisë nuk paralajmërojnë asgjë të mirë për qeverinë Rama. Për më tepër që në këto momente, Menendez ka në dorë një gur të fuqishëm, siç është dhënia e aprovimit që Biden t'i shesë avionët e premtuar Erdoganit. Në anën tjetër, presidenti i Turqisë mban në dorë atë që është quajtur "Shantazhi suedez", pasi ai ka premtuar të miratojë në parlament antarësimin e Suedisë në NATO, por ende nuk e ka bërë këtë.

Pikërisht në mesin e kësaj loje është shtuar edhe kryeministri Rama, të cilit Beleri i duhet në burg ende për disa javë, sa të kalojë afati që i cakton ligji për t'u betuar./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndërron jetë kantautori italian Toto Cutugno

Këngëtari Toto Cutugno, më i njohur për këngën e tij hit mbarëbotërore të vitit 1983, "L'Italiano", vdiq të martën në moshën 80-vjeçare. Cutugno, emri i të cili...

17:46

Zjarr masiv në Laç (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kurrorën e gjelber të qytetit të Laçit, pranë rrugës që të çon në kishën e Shna Ndout. Zjarri eshte perhapur ne nje...

17:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI