Flash

12-vjeçarja i dha fund jetës në Pogradec/ Xhaxhai: Vuante mungesën e nënës

Lapsi.al 22 August 2023
12-vjeçarja i dha fund jetës në Pogradec/ Xhaxhai: Vuante

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në Pogradec, ku një 12-vjeçare dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëvarur në një kasolle afër banesës. Xhaxhai i saj i tha News 24 se vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar. Këtë verë, pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj.

“Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu, kështu ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë bre, se nuk kishte ndonjë gjë të ankoheshe se ishim familje e mirë. Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur. E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën (njerkën) që ka aty. Ato e kishin kërkuar se kishin prerë një cikë dushk për kecat, kur ajo... Ajo ishte varur atje ku u shtihet dushk kecave.

Jetonte me babain, me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket. Mësonte. Ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë. Nuk jam në brendësi. Unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq. Nuk dëgjonim gjë të grindeshin. Them ngaqë kishte nënën të larguar. E takoi vetëm një herë këtë behar. Ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi.

Nuk e di ka ikur, ju lut ky (babai i vajzës) për ta marrë po ajo (nëna e vajzës) nuk donte. Ndihem shumë keq. Nuk ka pasur asnjë shqetësim. Shkonte për bukuri. Nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë. Ajo rriti dhe 2 të tjerë. Nuk mendoj të jetë ndikuar nga ndonjë gjë tjetër. I shkonte mëndja te e ëma, edhe këta e donin, e kanë rritur. Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë. Ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që s’del. S’vete atje ku duhet” – tha xhaxhai i vajzës së mitur.

Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Buzaishtë të njësisë administrative Velçan në Mokër. 12-vjeçarja u gjet nga gjyshja e cila lajmëroi më pas policinë. Vajza jetonte me babain, njerkën, gjyshen dhe fëmijët e tjerë që babai i ka nga martesa e dytë. /Panorama

Të këshilluara

Ndërron jetë kantautori italian Toto Cutugno

Këngëtari Toto Cutugno, më i njohur për këngën e tij hit mbarëbotërore të vitit 1983, "L'Italiano", vdiq të martën në moshën 80-vjeçare. Cutugno, emri i të cili...

17:46

Zjarr masiv në Laç (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kurrorën e gjelber të qytetit të Laçit, pranë rrugës që të çon në kishën e Shna Ndout. Zjarri eshte perhapur ne nje...

17:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI