Flash

Von der Leyen zbulon çfarë i tha Kurtit dhe Vuçiç në Athinë

Lapsi.al 21 August 2023
Von der Leyen zbulon çfarë i tha Kurtit dhe Vuçiç

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen e pranishme në Samitin e organizuar në Athinë është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Teksa ka ndarë në rrjete sociale pamje të momenteve të takimit me liderët e Prishtinës dhe Beogradit, ajo ka zbuluar se është diskutuar edhe për dialogun Kosovë - Serbi. Presidentja e KE-së ka kërkuar nga Vuçiç dhe Kurti që të punojnë për të normalizuar marrëdhëniet.

“Diskutova me kryeministrin Kurti nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së – shkroi Von der Leyen pas takimit me kreun e qeverisë së Kosovës.

Ndërsa në takimin me Vuçiç, Von der Leyen ka kërkuar angazhim konstruktiv për shtensionim të situatës në veri.

"Fola me Presidentin Vuçiç për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës”, - ka shkruar ajo.

“Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, - shkruan Presidentja e KE në Twitter.

Siç dihet, në këtë takim nuk u ftua kryeministri Rama, por presidenti Begaj. Megjithatë ky i fundit nuk e pranoi ftesën me argumentin qesharak se “kishte agjendën e përcaktuar më herët”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr i madh në Vlorë

Në hyrje të qytetit të Vlorës një zjarr ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zj...

17:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI