Flash

Darka në Athinë/ Von der Leyen: Diskutojmë të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor!

Lapsi.al 21 August 2023
Darka në Athinë/ Von der Leyen: Diskutojmë të ardhmen

Presidentja e KE-së, Ursula fon der Lejen sapo ka mbërritur në Athinë në darkën informale që ka organizuar kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis. Në një mesazh në Tëitter, Von Der Leyen shkruan:

"Ne duhet t'i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona" shkruan ajo.

Lexo edhe: “Dhurata” greke, për një president klloun

Kryeministri grek pret sonte një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve anëtare të BE-së, gjatë së cilës do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit me rastin e 20-vjetorit. të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklarata e Selanikut”.

Përveç Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, aty do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Më herët, Mitsotakis ka pritur kryeministrin e Rumanisë Ion-Marcel Ciolacu dhe Presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Shqipëria është e papërfaqësuar në këtë darkë, pasi Micotakis nuk ftoi kryeministrin Edi Rama për shkak të mosmarrëveshjeve me Belerin. Ftesa u dërgua në presidencë për Bajram Begajn, i cili refuzoi. Në darkë do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI