Flash

Beleri në burg, Greqia tjetër mesazh për gjykatat shqiptare

Lapsi.al 21 August 2023
Beleri në burg, Greqia tjetër mesazh për gjykatat shqiptare

Ministria e Jashtme e Greqisë lëshoi një deklaratë të hënën për lënien në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, duke dënuar vendimin e gjykatës shqiptare për rrëzimin e ankesës së tij për lirim.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila pas tre muajsh nga arrestimi dhe burgimi i tij, rrëzon kërkesën për lirimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, duke penguar kështu betimin e tij si kryetar i zgjedhur, nuk është në përputhje me parimet e të drejtës, të ligjit, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve”, thekson Ministria e Jashtme.

Ky nuk është rasti i parë, kur ministria e jashtme greke reagon kundër vendimeve të gjykatave shqiptare për Belerin. Më herët, ministrja jonë e jashtme, Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama i janë përgjigjur grekëve duke thënë se nuk kanë asnjë fuqi për të ndryshuar vendimet e gjykatës por dukets e deklaratat e tyre nuk bindin.

Vendimi i gjykatës shqiptare vjen “në kundërshtim të drejtpërdrejtë me acquis communautaire të BE-së, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta zbatojnë pa përjashtim”, përfundon Ministria e jashtme greke.

Beleri është në burg me akuzën e blerjes së votave, por ai tani kërkon vetëm leje për t'u betuar, një leje e thjeshtë që mund të jepet nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve.

Afati për t'u betuar si kryetar i bashkisë është në 15 Shtator.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Vlorë

Në hyrje të qytetit të Vlorës një zjarr ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zj...

17:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI