Flash

Zbulohet dhoma e skllevërve në Pompein e lashtë

Lapsi.al 20 August 2023
Zbulohet dhoma e skllevërve në Pompein e lashtë

Arkeologët kanë zbuluar një dhomë të vogël gjumi në një vilë romake pranë Pompeit e cila me siguri përdorej nga skllevërit. Zbulimi hedh dritë mbi statusin e tyre të ulët në lashtësi. Dhoma u gjet në vilën Civita Giuliana, rreth 600 metra në veri të mureve të Pompeit, qytet i cili u shkatërrua nga një shpërthim vullkanik i malit Vezuv gati 2 000 vjet më parë. Dhoma përmbante dy shtretër, vetëm njëri prej të cilëve kishte një dyshek, dy dollapë të vegjël dhe një sërë urnash dhe enësh qeramike, në të cilat u gjetën mbetjet e 3 minjve.

“Këto detaje nënvizojnë edhe një herë kushtet e pasigurisë dhe higjienës së dobët në të cilën jetonin shtresat e ulëta të shoqërisë gjatë asaj kohe” – thuhet në një deklaratë të ministrisë italiane të kulturës. Nuk kishte gjurmë grilash, bravash apo zinxhirësh të përdorur për të mbajtur banorët e dhomës.

The two remarkably well-preserved slaves’ rooms were unearthed in November 2021

“Duket se kontrolli ushtrohej kryesisht përmes organizimit të brendshëm të shërbëtorëve në vend të barrierave apo kufizimeve fizike” - thotë Gabriel Zuchtriegel, drejtori i Parkut Arkeologjik të Pompeit. Gërmimet në vilën Civita Giuliana u kryen në vitet 1907 - 1908, si dhe përsëri në vitin 2017 kur policia zbuloi se vendi po plaçkitej nga gërmuesit e paligjshëm.

Arkeologët thanë se një pjesë e një prej shtretërve ishte shkatërruar nga një tunel i përdorur nga grabitësit për të hyrë në një pjesë tjetër të vilës. Mali Vezuv shpërtheu në vitin 79 pas Krishtit, duke vrarë mijëra romakë që nuk e kishin idenë se jetonin nën një nga vullkanet më të mëdhenj të Evropës.

Shpërthimi e varrosi qytetin nën një shtresë të trashë hiri, por duke ruajtur për shekuj shumë nga banorët dhe ndërtesat e tij.

The two small rooms included wooden cupboards, shelves on which cups, plates and other crockery rested

Vendi ka parë një shpërthim të aktivitetit arkeologjik të kohëve të fundit që synon ndalimin e kalbjes dhe neglizhencës, kryesisht falë një projekti prej 105 milionë € të financuar nga BE. Gennaro Sangiuliano, ministri i kulturës së Italisë tha se përpjekjet për ruajtjen dhe kërkimet do të vazhdojnë. "Ajo që po mësojmë për kushtet materiale dhe organizimin shoqëror të asaj epoke hap horizonte të reja për studime historike dhe arkeologjike" - tha ai. ©The Guardian, LAPSI.al

The discoveries were made in a tiny room at the Civita Giuliana villa

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI