Flash

Gjykata Kundër Korrupsionit kërkoi anulimin e PPP për sterilizimin

Lapsi.al 20 August 2023
Gjykata Kundër Korrupsionit kërkoi anulimin e PPP për

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkon ndërperjen e koncesionit të sterilizimit para afatit, për shkak të problematikave dhe shkeljeve të evidentuara nga SPAK, për të cilat u arrestuan ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe pronari kryesor i kompanisë “Sani Service” Ilir Rrapaj, që fitoi tenderin 100 milionë eurosh.

'Reporttv' raporton se krahas caktimit të masave arrest me burg për ish-zv.ministrin dhe biznesmenin, dhe masave arrest shtëpie e detyrim paraqitje për ish-zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtarët e komisionit, në pikën 20 të vendimit të firmosur nga gjyqtari Erion Bani, në datën 26 qershor 2023, ora 11.30, përcaktohet se një kopje do ti dërgohet Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.

Konkretisht, gjykata i kërkon ILDKP-së “marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës koncesionare datë 2 dhjetor 2015 të lidhur mes Ministrisë së Shëndëtësisë, përfaqësuar nga Ministri Z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë “SaniService” sh.p.k. të përfaqësuar nga administrator Admir Daca. Ky i fundit, rezulton administrator i kompanisë fituese të koncesionit, e cila është një bashkim kompanish, konkretisht: “Investital LLC”, me pronar Ilir Rrapaj, zotëron 40 për qind të aksioneve, SERVIZI ITALIA S.P.A, 30%, Tecnosanimed 15% dhe U.JET 15%.

Pas hetimeve të nisura në 1 janar 2020, SPAK pretendon se ka gjetur elementë të veprave penale “shpërdorim detyre” e “falsifikim dokumentesh” nga zyrtarët, ku përfshihen, ish-zv.ministri Klodian Rjepaj, Saimir Kadiu, drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Të njëjtat akuza janë ngritur nga SPAK për mjekun Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë, anëtarët e komisionit, Naile Ajazi, Genc Byrazeri e Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI