Flash

Shifrat/ Turizmi shtoi numrin e shpërndarësve të drogês

Lapsi.al 20 August 2023
Shifrat/ Turizmi shtoi numrin e shpërndarësve të drogês

Muzikë, alkool dhe festa të çmendura! Kjo është panorama më e shpeshtë që ofrojnë lokalet dhe beach baret gjatë verës. Por në këto festa jo rrallë herë përdoren edhe substanca të ndaluara psikotrope, çka ka detyruar uniformat blu të ndëshkojnë një numër të shpërndarësve të tyre.

Që prej 1 qershorit deri më 15 gusht policia e shtetit në operacione të ndryshme në të gjithë vendin, ka vënë në pranga 200 persona të dyshuar si shpërndarës dhe trafikantë të lëndëve ndarkotike, 10 prej të cilëve janë të huaj dhe kanë ardhur në vendin tonë si turistë.

Vetëm pak ditë më parë në kryeqytet u kapën mbi 11 tableta ekstazi me vlerë në treg 400 mijë euro, që si destinacion kishin lokalet në kryeqytet dhe në bregdet. Po në Tiranë më herët u sekuestrua 1.1 kilogram kokainë që pritej të shpërndahej në tregun vendas.

Po ashtu rreth 600 doza të dograve të ndryshme u sekuestruan gjatë një operacioni në plazhin e Gjipesë. Para një muaji në Elbasan u godit një rrjet shpërndarësish që çoi në pranga rreth 50 persona të cilëve iu sekuestrua kilogramë heroine, kokaine dhe metaadoni.

Fenomen këtë verë mund të konsiderohen dhe drogat sintetike të kapura me doza të konsiderueshme në bregdet që tregtoheshin nga turistë të huaj. /Top Channel 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI