Flash

Tragjike/ Mbytet një 11-vjeçar në lumin e Librazhdit

Lapsi.al 20 August 2023
Tragjike/ Mbytet një 11-vjeçar në lumin e Librazhdit

Një fëmijë është mbytur pasditen e sotme në lumin Rrapun. Mësohet se i mituri vetëm 11 vjeç është mbytur në fshatin Tokëz. Në vendngjarje kanë shkuar ekupet zjarrfikëse të Librazhdit dhe Përrenjasit së bashku me policinë. Trupi i të miturit është nxjerr nga lumi nga polumbarët. Fëmija është futur për t'u larë në lumë, por fatkeqësisht e ka marrë rrjedha dhe është mbytur. 

"Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" - thuhet në njoftimin e policisë lokale. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI