Flash

Operacioni në det/ Kanabisi do shkëmbehej me kokainë në mes të detit

Lapsi.al 20 August 2023
Operacioni në det/ Kanabisi do shkëmbehej me kokainë në mes

Disa ditë më parë, në një aksion të policisë shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza u ndaluan 6 persona në det, rreth 18 milje larg zonës së lagunës së Patokut. Dyshimet janë se në det ishte planifikuar të bëhej shkëmbimi i drogës me një anije tjetër në të cilën u kapën dy shtetas ukrainas.

Në sallën e gjyqit për caktimin e masave të sigurimit për 6 të arrestuarit prokurori i çështjes Vladimir Mara ka pretenduar se hashashi do të shkëmbehej më të njëjtën vlerë parash me heroinë dhë kokainë.

Hetuesit kanë dyshimë se Veliera, e cila u dogj nga dy shtetasit ukrainas të jetë nisur nga Turqia dhe mbërriti në ujërat mes Shqipërisë dhe Italisë për të bërë shkëmbimin e drogës.

4 shqiptarët e arrestuar dhe 2 ukrainasit nuk i kanë pranuar akuzat e prokurorisë

Ata kanë mohuar që të kënë lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. SPAK do kërkojë informacion në Turqi, Greqi dhe Mal të zi për velierën me emrin "Nilua" në mënyrë që të zbulojë edhe personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë çështje. Gjatë operacioni policia dhe spak sekuesturar dy pistoleta fishekë, rreth 50 mijë euro dhe 23 kg kanabis që u hodh në detë nga të dyshuarit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI